Kërkesa për mbylljen e FB të Ahmetaj/ Berisha: Rama-Veliaj të tmerruar nga denoncimet e vjedhjeve

Kërkesa për mbylljen e FB të Ahmetaj/ Berisha: Rama-Veliaj të tmerruar nga denoncimet e vjedhjeve

20:09, 17/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas lajmeve se SPAK i ka bërë kërkesë META-s, kompanisë mëmë të Facebook, që të identifikojë dhe bllokojë faqen e Arben Ahmetajt në rrjetin social.

Berisha shkruan se qëllimi i kësaj kërkese nga SPAK është frikësimi i Ahmetajt, që të mos denoncojë vjedhjet e vet Ramës, Veliajt në Facebook.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Super skandal dixhital!

Rama i tmerruar nga statuset në llogarinë e Facebook të Arben Ahmetaj, urdhëron SPAK-un të sekuestrojë Facebook-un e tij.

Të dashur miq, sot Skapi i Partisë informoi opinionin se i ka kërkuar kompanisë Meta vendndodhjen sipas Facebook të Arben Ahmetaj.

Sipas kësaj komunikate kjo qenka mënyre për të rënë në gjurmët dhe gjetur vendndodhjen e të zhdukurit Arben Ahmetaj.

Kjo është një tallje me publikun. Është i mirënjohur fakti se pas këtij njoftimi, Arben Ahmetaj me një administrator mund t’i postojë statuset nga ndërtesa e Këshillit të Ministrave nga cepi i globit dhe këtë Skapi e din fort mirë.

Por kërkesa e Ramës nuk ka asnjë lidhje me gjetjen e vendndodhjes së Ahmetajt, mbasi ai këtu ishte dhe e njoftuan që të largohej një javë para se të lëshonin fletë-arrestin e tij. Kështu që qëllimi nuk është aspak vendndodhja, por është frikësimi i Ahmetajt, që të mos denoncojë vjedhjet e vet Ramës, Veliajt në Facebook.

Ramës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të urdhërojë SPAK-un e Partisë të sekuestrojë valët e RFI, Radios Ndërkombëtare të Francës, që bash ditën e Samitit Europian denoncoi lidhjet e Ramës me drogën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco