Arifi: Franca po dëshiron të rikthehet si fuqi duke i bërë presion Kosovës si vend më i vogël

20:05, 17/10/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, Dritëro Arifi, analist ka folur për presionin e presidentit frances Emmanuel Macron ndaj Kosovës.

Arifi ka theksuar se Franca po dëshiron të rikthehet si një fuqi dhe se presioni po bëhet te Kosova sepse është një vend më i vogël.

Gjithashtu analisti ka thënë se ‘nga pamundësia për t’i imponuar Serbisë politika më të fuqishme ta balanconin dhe ta dërgonin rajonin drejt BE-së, realisht takimi i Procesit të Berlinit dhe këto që tha Macron po më duken si një parodi komedi asgjë serioze’.

Arifi: Franca po dëshiron të rikthehet si një fuqi. Pas asaj që ndodhi në veri të vendit pas sulmeve terroriste unë e shoh të pamundur dialogun dhe presioni mund të bëhet te Kosova sepse është një vend më i vogël.

Gjithmonë, në sferën e politikës ndërkombëtare, më i dobëti gjithmonë i pëson më shumë goditjet dhe këtu është real politika. Dhe këtu s’kemi ç’të bëjmë. Nga pamundësia për t’i imponuar Serbisë politika më të fuqishme ta balanconin dhe ta dërgonin rajonin drejt BE-së, realisht takimi i Procesit të Berlinit dhe këto që tha Macron po më duken si një parodi komedi asgjë serioze sepse BE duhet të mësojë nga vetë historia e tyre që ka kaluar.

Pa u ndërtuar një paqe stabile nuk besoj se do të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco