Gjipali: Ky Samit nuk solli risi, kërcënimi për rikthimin e vizave për Kosovën, nga ana ligjore i pamundur

18:57, 17/10/2023
A+ Aa A-

Gledis Gjipali drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane për Shqipërinë, i ftuar në Task Force në Syri Tv, komentoi Samitit e Berlinit të mbajtur dje në Tiranë.

Gjipali u shpreh se nga ana ligjore nuk egzsiton mundësia e anullimit të vendimit mbi heqjen e vizave për Kosovën, teksa shtoi gjithashtu se ky Samit nuk solli risi të mëdha.

Jo nga ana procedurale nuk është e mundur për faktin se kalimi i Kosovës në listën e bardhë tek vendet që nuk kanë nevojë për viza për në hapësirën Shengen është bërë në prill të këtij viti, pra është miratuar rregullorja.

Dhe për shkak se në këtë fushë kërkohet miratimi i dyfshishte dhe nga Parlamenti dhe nga Këshilli, atëherë dhe ndryshimet mund të bëhen në të njëjtën mënyrë.

Pra automatikisht marrëveshja hyn në fuqi sepse ka një përjashtim për rastin e Kosovës , dhe për të anulluar këtë veprim do duhet një procedurë e tillë.

Kemi gjithashtu pezullimin e lëvizjes pa viza, por ky është një mekanizëm tjetër, pra që aplikohet me kritere.

Pra nuk jemi as në rastin e pezullimit dhe është pak e çuditshme përdorja e kësaj terminologjie pra nuk besoj të jetë çështje përkthimi por ka ambiguitet në këtë deklaratë, pasi po të shikosh dhe në javët e kaluara ka pasur disa herë lajme të tilla nga Franca pra duke kushtëzuar procedin e vizave dhe pse ai nga ana ligjore është i përfunduar. 

Ka disa çështje që u trajtuan dhe ishin pozitive por nuk kishte risi të mëdha në këtë Samit, ndoshta dhe në disa Samite të fundit,  mbase për faktin se projektet e lançuara duan një kohë të gjatë për finalizimim e tyre. 

Por këtu kanë një pjesë të fajit dhe vendet e Ballkanit perëndimor që janë shumë të ngadalta në administrimin e projekteve dhe organizatat kanë ngërçe për të komunikuar mirë me njëra tjetrën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco