‘E kalkuluar dhe po bën efektin’/ Saiti: Deklarata e Macron përçau politikën në Kosovë!

18:49, 17/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Gazment Saiti ka komentuar deklaratën e presidentit të Francës Emmanuel Macron nga Tiranë në lidhje me Kosovën.

Sipas Saitit, këto deklarata kanë sjellë edhe përçarjen politike në Kosovë, ku opozita që kishte sinjale për të qëndruar e bashkuar përballë veprimeve ndaj Serbisë, sot kanë dalë të gjithë kundra Albin Kurtit dhe politikës së tij.

‘Tani kemi një situatë të agravuar në qeverinë e Kosovës duke pasur parasysh sulmet që tani po vijnë nga opozita dhe nuk besoj se kjo deklaratë e Macron që nuk do të kishte një reagim të tillë.

Sigurisht ishte me kalkulim dhe po bën efektin e vetë. Pavarësisht se çfarë u sqarua më mbrapa dhe ka shumë njerëz që i kanë marrë këto në veshët e tyre këto deklarime dhe po bëjnë kalkulimet e tyre’, u shpreh Seiti.

Saiti: Kur është shtrirë në të gjitha mediat botërore ka bërë efektin e vetë sepse opozita e Kosovës që kishte sinjale për të qëndruar e bashkuar përballë veprimeve ndaj Serbisë, sot kanë dalë të gjithë kundra Albin Kurtit dhe politikës së tij, sa i përket deklaratës së Macronit që vetë Albin Kurti po e kryqëzon Kosovën përballë BE-së dhe integrimit të saj në familjen e madhe europiane.

Tani kemi një situatë të agravuar në qeverinë e Kosovës duke pasur parasysh sulmet që tani po vijnë nga opozita dhe nuk besoj se kjo deklaratë e Macron që nuk do të kishte një reagim të tillë.

Sigurisht ishte me kalkulim dhe po bën efektin e vetë. Pavarësisht se çfarë u sqarua më mbrapa dhe ka shumë njerëz që i kanë marrë këto në veshët e tyre këto deklarime dhe po bëjnë kalkulimet e tyre./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco