Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Polonia zgjedh demokracinë!

Polonia zgjedh demokracinë!

17:26, 17/10/2023
A+ Aa A-

Nga Ersi Nishani

Te dielen Polonia zhvilloi zgjedhjet parlamentare. Ne keto zgjedhje merrnin pjese Partia ne pushtet per Ligj dhe Drejtesi, Koalicioni Civil i ish kryeministrit Donald Tusk dhe dy koalicione te tjera te qendres dhe qendres se majte.

Partia ne pushtet, ashtu si Rilindja Edi Rames ishte kthyer ne partine shtet. Ajo qeveriste me autoritarizem pa kursyer as opoziten, as kryetarin e saj e as zerat kritike. Dy vite me pare ajo kaloi nje reforme ne drejtesi, shume me pak te njeaneshme dhe te kapshme se pseudo reforma shqiptare. Tentativa e qeverise polake per te kapur sistemin e drejtesise, ndryshimi i njeanshem i kodit zgjedhor, skandalet e korrupsionit ne qeveri, shtypja e lirise se medias (ju tingellojne te njohura?) detyroi Komisionin Europian ta gjobiste Republiken Polake me qindra miliona euro per shkelje te traktateve dhe konventave te BE. Gjithashtu qeveria autoritare polake mori paralajmerim per largim nga BE nese vazhdonte me keto metoda tipike putiniste.

Zgjedhjet ne Poloni nuk ishin te ndershme pasi partia ne pushtet perdor strukturat e shtetit, presionin mbi administraten, pushtetin mbi median dhe ne zonat me te varfera te Polonise thuhet dhe blerjen e votes per te tjetersuar vullnetin e popullit.

Shqiperia eshte vite drite larg Polonise sa i perket zgjedhjeve pasi ne Shqiperi keto nuk jane as te lira e as te ndershme. Krimi dhe korrupsioni jane nje me pushtetin dhe pseudo-opozita e Lulit mban peng vullnetin e 600.000 votuesve.

Zgjedhjet ne Poloni nxjerrin dy mesime per Shqiperine:

1- Kthesen ne keto zgjedhje e solli Donald Tusk i cili u largua nga posti i kryeministrit te Polonise rreth 10 vjet me pare. Rikthimi i Tusk qe ne Poloni shihej si figura me perbashkuese e opozites dhe bashkimi i te gjitha fraksioneve dhe partive te opozites kunder partise shtet solli dhe rrezimin e kesaj.

2- Polonia, si Shqiperia ka nje diaspore te madhe per shkak te largimeve masive te rinise dhe intelektualeve ne vitet 90 pas renies se komunizmit. Keto zgjedhje kishin pjesemarrjen me te larte qe nga zgjedhjet e para pluraliste ne 1989. Pjesmarrja e larte u karakterizua nga votimi masiv i diaspores polake, te cilet ne shume raste priten me ore te tera ne rradhe neper ambasadat dhe konsullatat polake neper bote per te votuar.

Bashkimi i opozites ne nje front si ne Poloni dhe vota e diaspores jane e vetmja rruge e Shqiperise per te rrezuar rregimin kriminal te Edi Rames.

P.s. Zgjedhjet ne Poloni duhet te sherbejne dhe si kembane alarmi per EPP dhe anetaret e saj si CDU, ÖVP etj, e cila dita dites po humb terren ne Europen lindore. Ashtu si ne Poloni ata duhet te mbeshtesin simotren e tyre ne Shqiperi, per te rikthyer demokracine ne rajonin tone kaq te brishte qe heret a vone do ti bashkohet unionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco