Berisha: Situata në parlament e jashtëzakonshme, që në seancën e radhës, Ramës do ti japim përgjigjen e merituar

Berisha: Situata në parlament e jashtëzakonshme, që në seancën e radhës, Ramës do ti japim përgjigjen e merituar

14:59, 17/10/2023
A+ Aa A-

Kreu demokrat Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Berisha: Situatës së jashtëzakonshme të krijuar në parlament nga Edi Rama, i cili në një qëndrim të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit, merr përsipër ti caktojë opozitës ti caktojë kryetarin e saj, të bllokojë çdo Komision Hetimor Parlamentar që nuk i intereson, merr përsipër të bllokojë të gjitha këto në kundërshtim me Kushtetutën, çdo iniciativë ligjore të deputetëve të parlamentit, dhe janë me dhjetëra të tilla, grupi parlamentar e konsideron këtë një situatë të jashtëzakonshme dhe garanton qytetarët se që në seancën e ardhshme dhe në vazhdim, do të japë çdo përgjigje të merituar.

Sot Shqipëria në parlamentin e saj nuk më pluralizmin e vërtetë. Sot ka një pushtet të Edi Ramës, po e theksoj edhe njëherë, dje Radio France International, e akuzon si të lidhur me drogën. Ndërkohë janë të dhënat e gjithanshme për lidhjet e tij me kartelet më të rrezikshme të botës, tani këtij i duhet të shuajë me çdo kusht, zërat e opozitës së vërtetë dhe të mbajë pluralizmin me peng opozitën.

Këto akte janë antidemokratike, destabilizuese dhe janë të papranueshme për popullin opozitar.

Ju garantoj se ne hyjmë në një periudhë të re, në të cilën do të fitojmë, në të cilën populli opozitar do të fitojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco