Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

SYRI TV/ PD braktis mbledhjen e Komisionit për Veprimtaritë: Po tentoni të bllokoni opozitën në Kuvend

14:35, 17/10/2023
A+ Aa A-

Deputetët e Partisë Demokratike, Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu braktisën mbledhjen e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin pas debateve për bllokimin e reformës zgjedhore dhe rrëzimin e komisioneve hetimore të opozitës. Bushati e Mziu kërkuan që të kthehen në parlament 8 kolegët e përjashtuar teksa akuzuan maxhorancën se po bën përpjekje për bllokimin e opozitës në Kuvend.

Nga SYRI TV

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi  i komisioneve hetimore dhe bllokimi i reformës zgjedhore, shkaktoi debate në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Deputetët  Helidon Bushati  dhe  Xhelal Mziu, u përplasën me ligjvënësit e PS të cilët i akuzuan se po bëjnë përpjekje për bllokiin e opozitës në Kuvend.

Ata kërkuan reflektim nga  maxhoranca  dhe rikthimin e 8 deputetëve të përjashtuar  në parlament, teksa në shenjë revolte braktisën mbledhjen e komisionit.

E njëjta situatë ndodhi edhe një ditë më parë në Komisionin për Çështjet Ligjore ku deputetët Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi mes debateve me deputetët socialistë lanë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve si dhe dënuan sjelljen e mazhorancës gjatë punimeve të Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco