Tirana si Kandahari/ Fotoja e Scholz bëhet virale për arsyet e gabuara

Tirana si Kandahari/ Fotoja e Scholz bëhet virale për arsyet e gabuara

11:00, 17/10/2023
A+ Aa A-

Kancelari gjerman, Olaf Scholz duhet të jetë ndjerë në siklet në fund të samitit të djeshëm, kur doli në konferencën për shtyp.

Edhe pse Edi Rama është maniak i fasadës, konferenca u shoqërua nga probleme të shumta teknike.

Fjala e Scholz mbeti e papërkthyer, kështu ndodhi edhe me pyetjet e tij.

Por një foto e postuar nga Scholz në mediat sociale, u bë virale për arsyet e gabuara.

Kancelari postoi një foto nga avioni, ku shihej Tirana e zhytur në smog dhe e mbytur nga betoni.

‘Duket si Kandahari,’ ishin komentet e shumta në foton e kancelarit gjerman.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco