Procesi i Berlinit në Tiranë/ Bushati: Evropianët i dhanë Ramës një bonus për ta shkëputur disi nga Vuçiç!

21:13, 16/10/2023
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, foli për zhvillimet gjatë Procesit të Berlinit dhe propagandën qeveritare të kryesuar nga vetë kryeministri Edi Rama.

Sipas Bushatit, evropianët i dhanë Edi Ramës bonusin e zhvillimit të samitit të sotëm të Procesit të Berlinit në mënyrë që ta shkëpusnin disi nga Vuçiç.

Analisti u ndal edhe te propaganda qeveritare e cila ka arritur deri aty sa të thonë që ‘shi sa lider të mirë që kemi që për hir të tij nga mblidhet e gjithë Evropa’.

Bushati: Ka disa media ndërkombëtare që e kanë thënë se europianët e joshën Edi Ramën për ta shkëptur disi nga Vuçiçi duke i njohur dobësinë karakterin nuk e di por për të bërë një nga ato picat, për të zbuluar atë pikturën që zbuloi sot në Kryeminsitri, për të bërë një mini dokumentar ku  bën edhe lexuesin e teksit, mund ta shesi dhe Vuçiçi.

Dhe i thanë do të japim bonsin që të bësh një mbledhje ku ti të jesh kryetari i festës, në mënyrë që të shkëpusim nga Vuçiçi dhe si duket kjo politikë funksionoi.

Pra në politikën e shkopit dhe karrotës pasi i kishin thënë disa herë edhe Merkel edhe Presidentja e BE-së që prioritet është Procesi i Berlinit pastaj kur e panë që nuk e shkëpusnin dot e shkëputën duke i dhënë këtë bonus apo dhuratë.

Mua më ka tërhequr vëmendjen ajo që ka bërë propaganda qeveritare jo vetëm sot por prej disa ditësh, e thotë dhe Rama vetë me gojën e vetë, që ‘shi sa lartë e ka ngritur Edi Rama Shqipërinë sa ndodhin dhe gjëra të tilla që nuk kanë ndodhur kurrë më parë’.

Kjo është një mashtrim propagandistik që në mos duhet rrëzuar se kjo është një ngjarje e mirë është por duhet relativizuar dhe mos të biem në atë korin e tamtave që ‘sa mirë që më keni mua se arritët të vaksinoheshit se po mos të isha unë do vdisnit si qen dhe pa vaksina’, pra ta shkëpusim atë që ka ndodhur sot nga daullet e propagandës që ‘shi sa lider të mirë që kemi që për hir të tij nga mblidhet e gjithë Evropa’./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco