Vizita e parë zyrtare në Shqipëri, presidenti francez, Emanuel Macron mbërrin në Tiranë

Vizita e parë zyrtare në Shqipëri, presidenti francez, Emanuel Macron mbërrin në Tiranë

19:57, 16/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku dhe do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për Samitin e Procesit të Berlinit. Për shkak se e shtyu me disa orë vizitën e tij, Macron ka humbur punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

‘Dita për disa prej jush përfundon këtu, por për mua vazhdon ende pasi Presidenti i Francës sapo ka mbërritur. Na duhet të vijojmë më pjesën tjetër të këtyre ditëve me vizitën e parë të një presidenti francez në tokën tonë. Mirëpritja jonë duhet të shkëlqejë edhe në mbrëmje’, tha Rama gjatë konferencës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco