SYRI TV/ Kurti në Samitin e Berlinit: Kosova kërcënohet ende nga pushtimi

18:53, 16/10/2023
A+ Aa A-

‘Kosova ende kërcënohet me pushtim nga Serbia’ ishte deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që shprehu shqetësimin për krizën mes dy vendeve gjatë samitit për Procesin e Berlinit në Tiranë. Duke u ndalur tek sulmi terrorist kundër Policisë së Kosovës, Kurti theksoi kërcënimin që paraqet Serbia për shtetin e tij ndërsa i bëri thirrje liderëve rajonalë të bashkëpunojnë për një të ardhme të sigurtë drejt Bashkimit Europian

SYRI TV

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur shqetësimin për kërcënimin e vazhdueshëm që paraqet Serbia kundrejt shtetit të tij gjatë samitit për Procesin e Berlinit që po zhvillohet në Tiranë.

Në fjalën e tij, Kurti deklaroi se Kosova ende jeton nën kërcënimin e pushtimit serb, duke u ndalur tek sulmi terrorist kundër Policisë së Kosovës në Zveçan, autorët e të cilit mbeten të lirë në Serbi. Vetë kryeministri publikoi një video të fjalimit të tij në rrjetet sociale.

‘Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga oficerët tanë të policisë u vra, por autorët ende enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i urryer i sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim dhe municione të sofistikuara të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vjet pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me pushtim nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një veprim i tillë nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar’, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shefi i qeverisë së Kosovës u shpreh se ka ardhur koha që qytetarët në Ballkanin Perëndimor të mos jetojnë nën frikën e shpërthimit të një konflikti tjetër duke vënë në dukje përgjegjësinë e liderëve rajonale për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët drejt Bashkimit Europian. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco