Edi Rama përdor Kongresin e PS për të shfryrë mllefin ndaj PD-së

Edi Rama përdor Kongresin e PS për të shfryrë mllefin ndaj PD-së

12:01, 09/05/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste për të sulmuar dhe për të nxjerrë mllefin ndaj Partisë Demokratike.

Gjatë aktivitetit të Kongresit që u zhvillua në pallatin e sportit të Durrësit, Rama foli për bojkotin e zgjedhjeve të opozitës duke aluduar me teorinë e tij se PD nuk kërkon zgjedhje të lira për shkak të drogës, por e ka hallin tek vetingu.

Kryetari i PS përsëriti disa herë se bëri çdo gjë për të zgjidhur krizën, duke shfryrë gjithë mllefin përse Partia Demokratike nuk pranoi ofertën e Ramës.

Fjala e Edi Ramës në Kongresin elektoral të PS:

Zgjedhjet këtë radhë janë historike, për më shumë se një arsye, për më shumë se një dekadë. Sepse më 18 qershor shqiptarët s’do të vendosin kush do t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme por ku do të jetë nesër Shqipëria e atyre që do të lindin sot.  

Dëgjojeni mirë, 18 qershori është mu si thotë ajo kënga e vjetër labe: Aas për mua as për ti, po për gjithë Shqipëri.

Dhe tani heshtje. Është e pabesueshme, por është e vërtetë. Partia që lindi 27 vjet më parë sot ka ikur në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika, një frikë e madhe, më e madhe se sa një kope lepujsh në bark nga drejtësia. E mbyllur në një bunker plastmasi prej ku ka shpallur luftën me mullinjtë e erës.

Prandaj duan të hedhin ne erë zgjedhjet, për të hedhur në erë vetingun. Më vjen keq, më vjen shumë keq që erdhi puna deri këtu. Bëra çmos që kështu të mos ndodhte. Erjon Braçe nuk e ka përjetuar mirë tërhëqjen nga zgjedhjet në Kavajë. Ne, socialistët jemi dukur të ndrojtur, të dobët përballë agresionit të tyre. Por, kam dëgjuar shumë edhe nga ju që thonë sikur të ishin ata do të kishin bërë kështu... jini krenar që ne nuk jemi si ata. Ne nuk jemi njësoj, edhe pse jemi vëllezër e motra të të njëjtit gjak, që flasim të njëjtën gjuhë. Por nuk jemi njësoj si ata, prandaj ne nuk e vëmë asnjëherë veten mbi Shqipërinë. Për ne nuk vjen kurrë i pari shembulli i forcë, por forca e shembullit.

Dhe jemi të qetë sepse bëra dicka, aq sa edhe ata kurrë nuk e cuan ndër mend për ne kur ne ishim në opozitë dhe ata në pushtet. U dhamë mundësinë e parë që gjatë fushatës të mbikëqyrnin qeverinë nga brenda, refuzuan gjithçka. Sepse ata nuk e kanë hallin te procesi zgjedhor, as te krimi, as te droga. E kanë hallin te divorci i pamundur me gjykatësit e korruptuar. Vendosën të vrasin veten. Vet e zgjodhën politikën e inatit, tani le ta vuajnë inatin e politikës.

Mua as më bëhet vonë se sa pishmanë do të bëhen ata. Por më dhimbsen votuesit e tyre. Doja shumë t’i kishim përballë në 18 qershor se mezi prisja t’i mundim edhe njëherë më thellë. Por u dorëzova dhe unë që këtë herë dola më i duruari me ta. S’na ka mbetur gjë tjetër vecse t’i lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara drejt 18 qershorit. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Veting Rama09/05/2017 15:41

Ty mor Edi nuk te dalka mellefi me PD, me degjo nje fjale: Ty te del shkume nga goja kur sulmon Doktorin ( O Doktooor....) dhe PD, por njeriu as jeton e as perparon me shkume e jargosje epileptiku, kap nje cop hekur e turru po ishe burre, mos u trimo pas tepelenasve te Gramozit, kurva e lleshit te tradheton.

tosi09/05/2017 15:13

llafet e shumta jane fukarallek,kushdo qe do zgjedhje te lira pa kete qeveri ku?slinge te marre me vete nje si vetja dhe te vine ne protese te shtunen

Berti09/05/2017 14:29

Kopili i Bllokut ne Kongresin e "vazhdimsise " foli per here te fundit me kopjet e fjalimeve te dy diktoreve komunst. Pas kesaj ka pune me qytetaret., me ata qe mashtroi, me ata qe grabiti, e talli vite me radfhe. Mori fund kryedrogaxhiu! Te gjithe me 13 qershor ne shesh. t;ia mbyllim gojen llapaqenit.

drita09/05/2017 13:24

13 maji dita ku duhet te tregohet forca e demokracise . ne 18 qershor njerezit me trupat e tyre duhet ti pengojne keto zgjedhje te cmendura moniste , edhe sikur me mujera te futen ne burg. Nqs ato mbahen te rregullta ky popull shkon ne diktature per 20-30 vite me rradhe.

osumi09/05/2017 13:23

Do ta shohim Edvina do ta gezosh apo jo 18 qershorin, nese mbrin aty. I ke bere logarite pa hanxhine. Mer Linden Gregorin dhe Zahon dhe mbathja para 13 majit. Oroskopi nuk ka lajme te mira per ty dhe per zagaret e tu.Shpeto cfare te mundesh

lapsi09/05/2017 13:04

per cfare mburresh o ditezi. populli rus hodhi poshte dhe dogji kufomen e baba Stalinit,rumnia Causheskun,Shqiperia Enver kopilin etj etj. keto qe ben zotrote do te vijne nga pas si puna e cunamit ose bishti i akrepit qe pickon te zotin kur i vjen ngordhja.

Iliri09/05/2017 13:01

Po vetem vrer nxirni per ramen dhe ps-ne ju?...te pa afte

Kostandina09/05/2017 12:59

Do ta marresh vesh ne 13 Maj se PD nuk beri vetevrasje, perkundrazi nga kjo beteje do dale edhe me e forte dhe me me shume pasues se me pare, kjo fale edhe budallallekut tend per te shtrenguar karrigen nen prapanicen tende kriminale. Lepuri frikacak je ti qe tu deshen gjithe qelbesirat e vendit ti beje bashke qe te fitoje zgjedhjet e 2013-tes. Cfare gatove te ra ne koke!

roshi09/05/2017 12:30

paskemi qene me te vertete komb i mallkuar qe zoti qe nga fillimi na vuri me krye vetem kryeministra qe vdesin e bejne gjithçka vetem per karriken!

malo09/05/2017 12:24

Te bashkohemi si asnjehere tjeter ne 13 maj qe te shporrim kete fytyre te urryer

beko09/05/2017 12:20

po ca bere ti per shqiperin qe te marrim veshte ke futur njerez ne burg per uj e drita ke rritur taksat ku sben me i keni fut friken ketij popullit deri ne palc per cdo gje, se keni mesuar dhe edukuar kete popull qe te ken rrespekt per ligjin por thjeshte keni ber terror me shqiptaret qe ti tani i quan te vellezer e motra te nje gjaku, kur ti ske asnje pik gjak ose me mire ti nuk njeh femin tend nuk njeh baban tend nuk njeh gruan tende nuk njeh asnje shok ti nuk ke asgje per kete arsye ti vepron keshtu ngaqe ti nuk ke asgje don qe te jesh i pari ne cdo gje dhe ti marresh frymen cdo kujt qofte popull i thjeshte qofte person me pozicione te larta ti je thjeshte nje hic por shqiperia ka pare shume si ty dhe te gjithe kan dhen dhogori per kete toke te cilen ti percmon dhe e perdhunon cdo dite dhe genjen pa u skuqur dhe dridhur ti nuk je njeri ti nje satanist bashke me soros e kompani. te them te drejten ti votohesh vec nga frikacaket e ketij kombi, nuk them se meta ose luli jan mee mire jo. por ti je autori qe humbi shpresen cdo shqiptare se nuk mbajte asnje nga premtimet e 2013 perkundrazi veprove ndryshe. por ky vend heret a von do behet thjeshte ju do kaloni ne histori per trathti kunder shqiptarve kete ta dish.

Shto koment

Denonco