300 mln euro kompanisë fantazëm të ‘Tigrave 1-3’, Këlliçi: Përballë një megaskandali të dytë

300 mln euro kompanisë fantazëm të ‘Tigrave 1-3’, Këlliçi: Përballë një megaskandali të dytë

12:47, 15/10/2023
A+ Aa A-

Një tjetër megaskandal pritet të shpërthejë në lidhje me kompaninë fantazëm ‘Excelerate Renco’, që ka sjellë dhe ka në pronësi në Shqipëri dy anije gjeneratorë ‘Tigri 1 dhe 3’ që janë ankoruar në Vlorë dhe prej 1 viti vetëm vjelin paratëve e shqiptarëve, pasi nuk kanë punuar asnjë ditë.

Për këtë rast ka reaguar edhe Belind Këlliçi, anëtar i kryesisë së PD.

Këlliçi shkruan nëse, KESH që pritet tu japë 300 milionë euro, pronarëve të dy anijeve gjenerator, a ka ndonjë informacion për kompaninë, apo të dhëna të tjera.

‘Mirë mediat e gazetarët që nuk e gjejnë dot adresën dhe kontaktin e kompanisë shqiptare ‘Excelerate Renco’. Pyetja shtrohet: A mos vallë këto të dhëna nuk i disponon as KESH-i, i cili është autoriteti që do t’i japë qindra milionë euro kësaj kompanie, që nuk i gjendet as adresa, nga paratë e taksapaguesve shqiptarë? Si do t’i paguajë milionat e eurove KESH, një kompanie që nuk i gjendet as kontakti dhe as adresa?!!!

Mos vallë jemi përballë një megaskandali të dytë, në formë e përmbajtje të njëjtë si ajo me aferën e ‘inceneratorëve’?!

KESH ka për detyrë të bëjë transparencë mbi këtë kontratë, e cila çdo ditë e më shumë po i ngjason ‘inceneratorit fantazmë’ të Tiranës.

Tashmë kemi kaluar nga ‘emergjenca mjedisore’ në ‘emergjencën energjetike’. Vetëm se këtë radhë, skena e krimit është zhvendosur në Vlorë…’, shkruan Belind Këlliçi në faqen e tij në Facebook.

Emisioni Piranja prej disa javësh po investigon për të zbuluar kompaninë që i ka sjellë në Shqipëri, por askush nuk ka adresë, apo informacione për të. Numri i telefonit, emaili dhe adresa e dhënë në QKB për kompaninë ‘Excelerate Renco’, i përkasin studios ligjore ‘Boga & Associates’.

Por të pyetur nga Piranjat as këta nuk kanë dhënë informacion në lidhje me kompaninë fantazëm që pritet tu rrëmbejë shqiptarëve 300 mln euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco