Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vokshi: Lajm i mirë që check up po hetohet, në SPAK, erdha me inciativën time

17:56, 13/10/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dorëzuar në SPAK prova të reja në lidhje me hetimet për koncensionit të Check Up.

Pasi qëndroi disa orë në Prokurorinë e Posaçme, Vokshi u shpreh se është lajm i mirë që koncensioni i Chek Up po hetohet. Ajo u shpreh se ky koncension ka disa shkelje, duke përfshirë paracaktimin e fituesit e deri te abuzime të tjera.

"Unë e kam bërë një herë kallëzimi në 2016 si përfaqësuese e PD kallëzim të cilin prokuroria e mbylli pa hetuar në 2017 u mbyll n mënyrë të turpshme jo vetëm për Check up por edhe për kallëzimet et ujerat që me kishim bërë për ko9ncensionet e shëndetësisë.

Në 2020 pas fakteve të reja dhe provave vëmë një kallëzim të dytë në SPAK këtë herë lajm i mirë sot është se pavarësisht zvarritjeve sot  po hetohet. Unë nuk jam në dijeni të detajeve të tjera dhe ajo që kërkova ishte të dërgoja personalisht provat dhe dokumentat që kisha në dispozicion që të vendosim çdo gjë në shërbim të akuzës me qëllim zbardhjen e plotë e vjedhjes më abuzive dhe korruptive që ka dhënë qeveria.

Para se të fillon procedurat e koncensionit ishin bërë të gjitha kopjimet dhe kompania që do të fitonte ishte paracaktuar."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco