Kreu i PD: Jetike një lëvizje popullore kundër kësaj mobokracie, Rama erdhi nga Nju Jorku pa asnjë fotografi

13:10, 13/10/2023
A+ Aa A-

Nga fjala e Kryetarit të PD-së, z. Sali Berisha sot në konferencën e shtypit.

"Unë jam dhe do jem në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët opozitarë, - theksoi z. Berisha të premten (13.10.2023) para mediave. - Kjo do të thotë se është e domosdoshme dhe jetike një lëvizje mbarëpopullore kundër këtij regjimi që është totalisht mobokraci.

Nuk e di a morët vesh ju që Luftar Hysa, që hyn dhe del në zyrat e Edi Ramës si në zyrat e tij, rezulton bos më kryesor i Sinaloas. Rezulton investitor në kazinotë më të mëdha të botës. Pra, faktikisht ky është vetëm njëri. Edi Rama me një mijë fije është i lidhur me krimin.

Qytetarët do flasin. Qytetarët do flasin! Ju e patë, nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite, as me Ramiz Alinë që të shkojë një kryeministër në Nju Jork në Asamblenë dhe të mos kthehet dot me një fotografi. Absolutisht kurrë nuk ka ndodhur. Edhe Ramizi kur shkoi, solli fotografi.

Ajo fotoja e famshme që bëhet kur presidenti i SHBA shtron një pritje për të gjithë delegacionet dhe Edi Rama foto nuk kishte, kështu që nuk besoj se e ka fshehur foton me presidentin dhe Zonjën e Parë të SHBA. 

Por problemi është se dështuan edhe një seri fotosh. T’ua tregoj unë fotografitë e ekipit lëpirës në avion, që po ktheheshin me të, fotografi më mjeranë, njerëz më të mjerë nuk mund të shohësh.

Kishin dështuar në çdo përpjekje për të bërë fotografi. Përveç me Vuçiçin. Po ai nuk e donte atë. Donte të bënte takime të fshehta kundër Albin Kurtit. Pra, siç e shihni...

Plus, çështja McGonigal është në zhvillim të fortë. Pra, ka humbur përfundimisht veten e tij."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco