Analisti justifikon sulmin terrorist të Hamasit/ Jazexhi: Një mace që e vendos në cep dhe e rreh, do të hidhet në sy

21:40, 12/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, analisti Olsi Jazexhi ka folur për zhvillimet e fundit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit pas sulmit terrorist të këtij të fundit.

Jazexhiu justifikoi sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, ku sipas tij një mace kur e vë në një cep e mbyll apo e rreh atëherë macja në një moment do të hidhet dhe do të çjerri sytë.

Jazexhi: Çfarë po ndodh në Gaza është ajo që po ndodh në Palestinë që prej vitit 1917 kur britanikët vendosën që të kolonizonin Palestinën në atë që njihet si çështja lindore. Me krijimin e shtetit të Izraelit në vitin 1948 Izraeli ka shërbyer si një aeroplanmbajtëse e amerikanëve në Lindjen e Mesme për të shkatërruar arabët.

Qeveritë izraelite refuzojnë ti trajtojnë palestinezët si njerëz. Palestinezët i kanë hequr nga tokat e tyre të prindërve të tyre dhe i kanë mbledhur në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës. Rripi i Gazës është një hapsirë sa Durrësi me Kavajën ku jetojnë 2 milionë myslimanë të cilët rrethohen nga qielli nga toka dhe nga uji nga Izraeli.

Që nga viti 2006 kur në pushtet erdhi Hamasi, Izraeli e ka vënë Rripin e Gazës në embargo totale dhe i vrasin i shkatërrojnë dhe komuniteti ndërkombëtar qoftë dhe gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës nuk bëjnë dot asgjë ndaj udhëheqësve izraelit.

Hamasi është një milici e vogël islamike e cila nuk hahet dot me superfuqinë ushtarake izraelite.

Peka: A e justifikoni sulmet e Hamasit?

Jazexhi: Normal që e justifikoi pasi një mace kur e vë në një cep e mbyll apo e rreh atëherë macja në një moment do të hidhet dhe do të çjerri sytë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco