VIDEO/ Agim Nesho: Deklarimet e Ramës në Kuvend, thikë pas shpine ndaj Kosovës

21:09, 12/10/2023
A+ Aa A-

Rezoluta e miratuar në Kuvend dhe fjalimi i Edi Ramës i mbajtur gjatë seancës së posaçme, ishte tema e emisionit të ‘Çim Peka LIVE’. I ftuar në emision, diplomati Agim Nesho, ka deklaruar se deklarata e Edi Ramës sot në Kuvend më shumë se sa një fjalim zgjidhjeje, është një thikë pas shpine ndaj Kosovës.

‘Paqja e madhe realizohet në një tavolinë thotë ky, duke kuptuar se procesi historik i Kosovës ka mbaruar më përpara. Ata që duan ta kthejnë në tavolinë çështjen e paqes, janë pikërisht Putini dhe Vuçiç dhe këtë duhet ta kesh të qartë, Edi Rama, sepse procesi historik i Kosovës ka përfunduar plotësisht dhe nuk mund të kthehet pas apo të shfrytëzohet në një tavolinë, paqeje që ka qenë interesi yt për të rikthyer dhe sakrifikuar Kosovën, brenda politikës tënde dhe Vuçiç, që kërkoni të realizoni atë marrëveshjen paqësore, Gjermani-Francë, përkundrazi kjo është një thikë pas shpine ndaj Kosovës dhe nuk mund të trajtohet nga kryeministri shqiptar.

Më erdhi shumë turp për dy gjëra. Në radhë të parë që kryeministri shqiptar tha, ne po e kalojmë këtë rezolutë për arsye se ne duhet të jemi konsensual, dmth., ne kemi një vizion tjetër. Vizioni i tij shumë i madh për të realizuar paqen në Europë, kur ai është shkaktari i të gjithë kësaj situate, sidomos në lidhje me veriun e Kosovës, destabilizimin që ka krijuar deri tani, duke kundërshtuar dhe penguar kryeministrin e Kosovës të marrë vendime të drejta në mbrojtje të sovranitetit të tij.

Së dyti, duhet të jemi realistë, opozita shqiptare dhe kryesisht PD-ja, ka mbajtur një qëndrim tepër pozitiv dhe fitoi në këtë seancë parlamentare’, tha Agim Nesho në SYRI TV.  

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco