PS rrëzon hetimin parlamentar për koncesionet në shëndetësi

PS rrëzon hetimin parlamentar për koncesionet në shëndetësi

19:37, 12/10/2023
A+ Aa A-

Deputetët socialistë votuan kundër ndryshimit të përfaqësuesit të opozitës në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore si dhe kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Opozita e cilësoi këtë “ekzekutim të pluralizmit politik në parlament”.

Në një situatë të tensionuar në seancën plenare, kur deputetët e opozitës kishin bllokuan foltoren e Kuvendit, deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan me votë kërkesën e opozitës për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Gjithashtu u rrëzua kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave personale.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi kishte kërkuar ndryshimin e  bashkëkryetarit të komisioni bipartizan, duke zëvendësuar Enkelejd Alibeajn me Oerd Bylykbashin, pas prishjes së balancave të grupimeve brenda kësaj partie.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili drejton grupin më të madh të deputetëve në opozitë, tha pas seancës se ky ishte një “ekzekutim i pluralizmit politik në parlament” dhe akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se po “kepërdorej” nga kryeministri Rama.

Sipas tij, Nikolla ka shkelur rregulloren e parlamentit, pasi futi në rend të ditës në momentin e fundit votimin e këtyre çështjeve.

“Në një mënyrë tinzare, banditeske, e keqpërdorura në shkallë ekstreme që kryeson seancat e parlamentit, futi çështjet themelore, kërkesat e opozitës për komisione hetimor parlamentare dhe vendimin e Edi Ramës për t'i përcaktuar opozitës në reformën zgjedhore, AliBashën,” deklaroi ai.

Njoftimi për seancën e së enjtes kishte në rend dite vetëm votimin e rezolutës për Kosovën dhe një interpelancë me kryeministrin, por Nikolla vendosi të hedhë në votim të gjithë ligjet dhe projektvendimet të cilët nuk arritën të votoheshin në seancën paraardhëse, pasi deputetët e opozitës bllokuan fizikisht ulesen e kryetares së Kuvendit dhe ministrave.

Hetimi parlamentar për 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësisë, që përllogariten në vlerën totale rreth 450 milionë USD, u kërkua nga 45 deputetë të opozitës.

Tri prej këtyre kontratave janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për abuzim me fondet publike dhe shkelje ligjore.

Që nga komisioni hetimor për kontratat e inceneratorëve, mazhoranca ka kundërshtuar çdo kërkesë tjetër të opozitës për hetime parlamentar, dhe pse ky është një instrument ligjor që ka në dorë opozita për të kontrolluar qeverisjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco