VIDEO/ Peka në ATV: Kishte një strategji që të trysnohej dhe frikësohej popullata në Kosovë

13:46, 12/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka, ishte i ftuar në emisionin ‘Context’ në televizionin ATV në Kosovë për të komentuar ngjarjet e 24 shtatorit.

“Kjo që ndodhi me datë 24 shtator në Kosovë, bëri publike dhe nxori para pasqyrës gjithçka çfarë dihej dhe nuk thuhej. As nuk i përshkallëzoi dhe as nuk i qetësoi më shumë ujërat.

Kjo situatë prej vitesh me pjesën veriore të Serbisë ishte e pritshme. I ka ndihmuar, për të qenë korrekt, duke qenë se ka kohë që nuk ka marrë pjesë, ka pasur një strategji të trysnohet, frikësohet popullsia në Kosovë edhe nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar, me idenë që: Ose marrëveshje ose ndërkombëtarët janë mërzitur me Kosovën dhe serbët mund të bëjnë gjithçka çfarë duan të bëjnë.

E gjitha sigurisht për të krijuar trysni ndaj popullatës, e cila nuk është e detyruar të jetë e qartë politikisht dhe të merret me politikë, dhe pastaj popullata të krijojë një trysni ndaj qeverisë dhe ndaj institucioneve që nuk po shantazhoheshin dhe nuk po pranonin koncesione të tjera ndaj Serbisë.

Çfarë është në thelb? Të gjithë ata që kanë trysnuar popullatën e Kosovës, me idenë që ose lëshime ose Serbia futet në veri, fillimisht harrojnë një fakt shumë të thjeshtë: KFOR është NATO.

NATO është në Kosovë. Dhe,kanë bërë dhe krahasime me Ukrainën, krahasime që nuk qëndrojnë. Ukraina nuk është në NATO dhe NATO nuk ka marrëveshje për të ruajtur integritetin territorial të Ukrainës.

Kosova nuk është në NATO, por NATO është në Kosovë, KFOR është në Kosovë dhe ka marrëveshje për të ruajtur integritetin territorial të Kosovës. Dhe, sulmi ndaj veriut, nuk është sulm ndaj Kosovës në aspektin ushtarak por është sulm ndaj NATOS dhe kush mendon se NATO, e cila të vetmen luftë në 50 vite si organizatë e ka bërë kundër Serbisë, toleron të turpërohet nga një ushtri qesharake, siç është e Serbisë krahasuar me forcat e NATOS, është ose mediokër, ose i pabesë dhe është munduar ta trysnojë popullatën e Kosovës, që Albin Kurti të trysnohet nga popullata dhe të lëshohej.

Kush mendon se Serbia mundet të sulmojë një territor që mbrohet nga NATO është minimalisht mediokër.

Nuk është se NATO e bën për Kosovën, edhe për Kosovën, por NATO e bën për prestigjin dhe integritetin e vet. Për aq kohë sa ke një ushtar të NATOS këtu, harrojeni dhe mos e trysnoni kot popullatën në Kosovë, se Serbia mund të futet në Kosovë.

Edhe ata që e kanë menduar dhe e bënë këtë… në diplomaci luhet me shumë karta.

Sigurisht që Vuçiçit ndoshta mund t’i jetë lënë të kuptohet që mund të bëjë veprime, por koha tregoi atë që shumica e analistëve kanë thënë. Për aq kohë sa është NATO në Kosovë, dhe NATO në Kosovë përveç integritetit territorial të Kosovës ruan integritetin e vet, është e pamundur që ushtria serbe të futet në veri.

Dhe sigurisht ushtria serbe ishte gati për të hyrë në veri nëse nuk do kishte komunikime dhe qartësime, se në momentin që ju e kaloni kufirin, NATO vepron në bazë të marrëveshjes së Kumanovës.

Në momentin që futet një grup terroristësh serb, të ndihmuar dhe të trajnuar nga ushtria serbe edhe policia e Kosovës me ndihmë të KFOR dhe EULEX arrin t’i neutralizojë, përveç se ngre institucionet e Kosovës, iu bën të qartë serbëve që retorika Vuçiçit është thjeshtë një retorikë si e Millosheviçit, por nuk ka më kapacitet të shkojë më tej.

Blindet serbe në kufi ishin, në momentin që filloi shkëmbimi i zjarrit mund të futeshin, por çfarë tregoi kjo?!

Tregoi se gjithë propaganda e popullatës në Kosovë se NATO është e mërzitur, ndërkombëtarët janë të mërzitur dhe mund të dorëhiqen, se nuk e durojnë më Albin Kurtin, ishte e gjitha për të terrorizuar popullatën në Kosovë që kjo e fundit të terrorizonte Albin Kurtin dhe ky të bënte lëshimet që donte Serbia, dhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar, që nuk është e thënë që për interesat e tyre gjeo-politike të jenë domosdoshmërisht me interesat e Kosovës dhe shqiptarëve.

Kjo ka qenë e gjithë fabula. Por, çfarë ndodhi? Kurti qëndroi, institucionet u treguan korrekte, e gjithë alibia e ndërtuar ra.

Tani, a më thotë dot dikush, ku krahasohet Ukraina me Kosovën?

Çfarë marrëveshje ka NATO për të mbrojtur Ukrainën, për këta që bëjnë krahasimin? Nuk ka.

Çfarë marrëveshje ka NATO me Kosovën për të ruajtur integritetin territorial? Është në fuqi,” tha Peka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco