Igli Hasani: Shqipëria e ka pasur dhe do ta ketë Kosovën në qendër të aktivitetit të saj diplomatik

Igli Hasani: Shqipëria e ka pasur dhe do ta ketë Kosovën në qendër të aktivitetit të saj diplomatik

13:34, 12/10/2023
A+ Aa A-

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku po zhvillohet seanca për miratimin e rezolutës për Kosovën, u shpreh se Shqipëria gjithmonë e ka pasur dhe do ta ketë Kosovën në qendër të aktivitetit të saj diplomatik.

“Ka një konstante që duhet theksuar që në krye të herës, Shqipëria e ka pasur dhe do ta ketë Kosovën në qendër të aktivitetit të saj diplomatik. Nuk ka si ta jetë ndryshe sepse jemi dy vendi, një popull, dy shtete por një hapësirë e sigurisë në rritje dhe zhvillimit demokratik të pandërprerë.

Mbështetja jonë për zgjerimin e gjeografisë së njohjes së Kosovës, anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në institucionet euro atlantike, janë  një prioritet absolut i politikës tonë të jashtëm. Diplomacia jonë e ka këtë dimension në krye të përgjegjësisë dhe aktiviteteve të saj, Kosova është pjesë e agjendës në çdo takim”, tha ai.

Hasani më tej u shpreh se askush nuk duhet të druhet nga debati dhe idetë e ndryshme, përsa kohë vullneti i përbashkët është qëndrimi në krah të Kosovës.

“Edhe pse të gjithë në këtë sallë ndajmë të njëjtin objektiv, askush nuk duhet të çuditet që mund të kemi mendime të ndryshme apo për shpejtësinë që duhet të ecet në drejtim të realizimit të objektivave. Kjo është e natyrshme, apo e shëndetshme, sepse nuk është prekur asnjëherë interesi i përbashkët.

Askush nuk duhet të druhet nga debati, idetë dhe mendimet, përsa kohë në thelb qëndron vullneti i përbashkët për të mbështetur Kosovën”, tha ndër të tjera ministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco