'Kosova nuk duhet të përfundojë si Palestina'/ Zaimi: A i analizon Rama fjalët e veta?

'Kosova nuk duhet të përfundojë si Palestina'/ Zaimi: A i analizon Rama fjalët e veta?

13:19, 12/10/2023
A+ Aa A-

 

Nga Arbër Zaimi*

A i analizon Rama fjalët e veta?

Psh. paska thënë sot se Kosova duhet të nënshkruajë marrëveshje që të mos përfundojë si Palestina.

Kjo lë të kuptohet se, në kontekstin ballkanik ai e sheh Serbinë si paralele të Izraelit.

Çështja është se aktualisht Kosova e më pas Izraeli kanë qenë cak i sulmeve terroriste, por absolutisht jo porositës apo mbështetës të këtyre sulmeve.

Ka madje edhe një solidaritet Kosovë - Izrael, si vende që janë të detyruara të reagojnë në vetëmbrojtje kundër këtyre sulmeve terroriste.

Nëse Rama dëshiron të krahasojë kontekstet, atëherë çetnikët terroristë me në krye njerëzit e Vuçiqit, duhet t’i krahasojë me Hamasin.

Por Rama nuk mund ta bëjë këtë gjë sepse nuk mund të shpjegojë më pas se si për vite me radhë pikërisht Rama po kërkon që Kosova të bëjë marrëveshje me paralelin e Hamasit.

*Anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco