VIDEO/ Propaganda: Deputetja e Fierit ndan me shpejtësi rrufe fjalimin e 'liderit' që e ka përballë

11:46, 12/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Rama ka folur sot në parlament për sulmin terrorist në Banjskë dhe deklaratën e tij për marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR. Por, ndërsa Rama nisi të flasë, ish-kryeministri Berisha u ngrit dhe la sallën në shenjë proteste.

Ndërsa nga krahu tjetër, deputetët e PS-së nuk u mjaftuan për të dëgjuar me sy dhe veshë liderin e tyre, por edhe të bënin detyrën e caktuar nga partia: të shpërndanin fjalën e Ramës në rrjetet sociale.

Kamerat në lozhë kapën njërën prej deputeteve të PS-së, Mirela Pitushi, deputete e listës shumëemërore të qarkut Fier, e cila me shpejtësi, sapo nisi fjalën kryeministri dhe kreu i PS-së, e shpërndau atë në faqen e vet.

“Aktivist1” është aplikacioni i PS-së që u është vënë  në shërbim të administratës publike, pa dallim duke mos përjashtuar as deputetët e PS-së, që, jo vetëm duhet të dëgjojnë liderin e tyre, por t’ia shpërndajnë fjalën në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco