KAFE SHQETO/ Protesta studentore, Muka: 10 vite nga reforma në arsimin e lartë, asgjë nuk ka ndryshuar

10:33, 12/10/2023
A+ Aa A-

Studiuesi Taulant Muka, mjeku dhe epidemiologu shqiptar në Universitetin e Bernës, i cili drejton Grupin Kërkimor të Shëndetit Kardiometabolik në Institutin e Mjekësisë Sociale dhe Parandaluese, i ftuar sot në 'KAFE SHQETO' në SYRI TV, komentoi mbi vazhdimin e protestave nga studentët e mjekësisë.

Muka u shpreh se ligji nuk e zgjidh problemin, kur qeveria tashmë e ka pranuar se nuk do të bashkëpunojë për një zgjidhje, duke ua faturuar problemin studentëve.

Duhet kuptuar që ligji nuk e zgjidh problemin, ligji është një mendësi shumë e vjetër, komuniste do thoja sepse ai thotë qartë që nuk mundem t'u krijoj kushtet, unë jam qeveri e paaftë që nuk mbaj përgjegjësi dhe për rrjedhojë unë e shikoj problemin tek ju.

Nesër, pasnesër, mund të krijojë probleme për studentët e fushave të tjera, të teknologjisë apo në fusha të tjera dhe mund të shkojë prapë qeveria të thotë 'është faji juaj që largoheni se unë nuk mbaj përgjegjësi për asgjë', dhe mund të shkojë tek Bashkimi Europian dhe t'i thotë të vendosë regjimin e vizave, kjo është mendësia.

Ndërkohë që qeveria sot duhet të mbante përgjegjësi, 10 vite kanë kaluar nga reforma në arsimin e lartë, a u bë në vitin 2013 një reformë e madhe e arsimit të lartë, u ftuan dhe intelektualë jashte vendit me investime të organizatave të huaja, dhe do shikonim një mrekulli që do ndodhte për 10 vite??

Ja ku jemi, 10 vite më pas. universitetet shqitare janë të fundit të renditur në Europë, është një reflektim dhe në këto kushte kur ke një dështim të reformës dhe mungesë përgjegjësie, vendos dhe një ministre që dështoi të krijonte kushte për shëndetësinë, e vendos ministre arsimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco