Studentët e mjekësisë në protestë/ Dasho: Ligji antikushtetues, shkel të drejtat e njeriut, nuk e zgjidh problemin

Studentët e mjekësisë në protestë/ Dasho: Ligji antikushtetues, shkel të drejtat e njeriut, nuk e zgjidh problemin

16:52, 11/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, mjeku Erion Dashko foli për protestën e studentëve të mjekësisë dhe ligjin e miratuar nga mazhoranca socialiste që ofron punënë e detyruar si dhe frenimin e specializimit të mëtejshëm jashtë shtetit të këtyre studentëve apo mjekëve të sapodiplomuar.

Dasho theksoi se ligji nga njëra anë shkel të drejtat e njeriut, qartazi është antikushtetues pasi nxit punën e detyruar dhe nga ana tjetër nuk ofron asnjë rrugëzgjidhje për problemet reale që ka sistemi ynë shëndetësor.

Dasho: Ligji nga njëra anë shkel të drejtat e njeriut, qartazi është antikushtetues pasi nxit punën e detyruar dhe nga ana tjetër nuk ofron asnjë rrugëzgjidhje për problemet reale që ka sistemi ynë shëndetësor.

Të angazhosh me detyrim dhe me punë të detyruar studentët e sapodiplomuar dhe mjekët e sapodiplomuar është pa asnjë dobi për sistemin shëndetësor. Këta mjekë të rinj kanë ende nevojë të mësojnë, kanë nevojë të specializohen dhe në këto kushte është e palogjikshme që ata ti ekspozosh sidomos në vende pune ku ka vështirësi, në fshatra të largët dhe është jashtë logjike që këta mjekë të rinj mund të ofrojnë shërbim cilësor shëndetësor në këto vende të largëta pa mbikëqyrjen e mjekëve me eksperiencë dhe të ndërpresësh në këtë mënyrë edhe edukimin e tyre të mëtejshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco