Vuçiç: Dikush nga Serbia na spiunoi te Borrell. Radoiçiç do të hetohet

Vuçiç: Dikush nga Serbia na spiunoi te Borrell. Radoiçiç do të hetohet

16:25, 11/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, akuzoi opozitën në Serbi se e ka sabotuar në skenën europiane për të përfituar politikisht.

‘Dikush i ka dërguar Borrellit letër nga Serbia. Që të mos vendosë sanksione ndaj Kurtit, as ndaj atyre që keqtrajtojnë njerëzit.

Ata kanë shkruar për të vendosur sanksione ndaj vendit të tyre. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë, askund, në asnjë vend. E kuptoni?’, tha Vuçiç në një aktivitet të zhvilluar në Serbi. ‘Nëse Qeveria mund të rrëzohet ashtu, vetëm që ata të marrin diçka për vete, është kaq e papërgjegjshme dhe joserioze’.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me organizatorin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç, Vuçiçi tha se ai do të japë llogari para autoriteteve serbe.

‘Nuk do të doja ta mbroj Radoiçiçin, sepse ai është përgjegjës para organeve tona gjyqësore dhe ende nuk është ngritur aktakuzë ndaj tij. Kur të kryhen hetimet, nëse hetimi do të zgjerohet apo jo, varet nga organet kompetente shtetërore. Ata do të vendosin të gjitha këto fakte’, tha Vuçiç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco