Rasti i Banjskës/ Isufi: Sërish bastisje në Veri, 4 makina të sekuestruara në Leposaviç

15:09, 11/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Venhar Isufi, ka folur mbi situatën aktuale në veri të Kosovës, në një lidhje me Skype për 'Ediconin e Mesditës' në Syri TV.

Isufi u shreh se Policia po vazhdon hetimet dhe se aktualisht po zhvillohen dy askione të reja bastisjeje në dy komunat të Mitrovicës, ku janë sekuestruar gjithsej katër makina deri tani.

Tashmë policia po vazhdon hetimet pas agresionit, rreth mbledhjes së provave të tjera që do t'i ndihmojnë ato të përfundojnë hetimet dhe ata të dorëzohen tek faktori ndërkombëtar pas sulmit terrorist.

Dhe sot kemi aksionin e radhës në dy komunat e Mitrovicës ku Policia e Kosovës ka kryer bastisje në disa lokacione ku është dyshuar se ka pasur armë, por më vonë Policia e Kosovës e ka konfirmuar se nuk kanë gjetur armë por kanë bastisur disa lokacione, ku pas përfundimit të gjithë këtij aksioni është thënë se është arrestur një person që kishte publikuar fotografi në rrjetet sociale duke eskpozuar armë të gjata.

I njëjti është intervistuar nga Policia dhe më pas është liruar.

Ndërsa lajmi i fundit është se tashmë në komunën e Leposaviçit është konfiksuar një veturë e komunës, ky hetim është bërë dje, por sot pas të gjitha hetimeve kanë arritur të konfiskojnë edhe një veturë tjetër që numri i veturave të konfiskuara ka shkuar në 4 .

Policia ka bërë të ditur se pas përfundimit të këtij aksioni do dalin me një deklaratë tjetër, ku do të japin detaje shtesë së çfarë është gjetur apo se cili ka qenë ndoshta synimi rreth këtyre hetimeve.

Çfarë vlen te theksohet, është se Policia e Koosvëës pas 24 shtatorit ka filluar me hetimet në komunat veriore, po nuk po shohim se ka reflektim të qytetarëve te komunitetit serb siç kemi parë me herët, ku janë ndezur sirenat dhe bllokuar rrugët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco