SYRI TV/ Pylli i Sodës - landfill për mbetjet, bashkia e Vlorës nuk merr asnjë masë

13:01, 11/10/2023
A+ Aa A-

Pylli i Sodës në Vlorë është kthyer në landfill për mbetje të ndryshme. Edhe pse është zona më e afërt e pyllëzuar e qytetit bregdetar, ai përdoret si vend për depozitimin e plehrave nga qytetarët dhe bizneset. Bashkia e Vlorës nuk ka marrë asnjë masë për të evituar këtë problematikë ndonëse është përgjegjësi direkte e këtij institucioni.

SYRI TV

Por teksa propaganda me mbetjet nuk e  ka penguar Kryeministrin asnjëherë të përdor terma frikësues për pushtetarët lokalë, duket se këta të fundit nuk janë frikësuar nga kjo.

Siç shihet, situata me mbetjet e hedhur kudo, e kanë kthyer Pyllin e Sodës në Vlorë në një landfill ilegal mbetjesh, duke shkaktuar jo pak ndotje dhe një imazh aspak pozitiv për turistët që vizitojnë plazhet e kësaj zone.

Në pyll gjen të gjithë gamën e mbetjeve urbane, të ngurta, mbetje plastike, mbetje inerte, mbetje elektrike.

Banorët, të cilët jetojnë pranë zonës së pyllit të Sodës, shprehen të irrituar me situatën e ndotjes në Vlorë, ndërsa thonë se masat ndëshkimore nuk janë vendosur, pasi hedhja e mbetjeve në pyll vijon.

Bashkia e Vlorës është pjesë e njësive të pushtetit lokal, të cilat janë përfshirë në skandalin e inceneratorëve.

Në këtë bashki, mbetjet urbane hidhen në një landfill që ndodhet në qytet, ndërsa çdo verë mbetjet digjen, pasi landfilli 21 milionë euro i ndërtuar nga kompania e Klodian Zotos ende nuk është funksional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco