Çmimi karburanteve/ Meta: Heqja e taksave do ishte në interes të të gjithëve, por Parlamenti e rrëzoi projektligjin tonë

Çmimi karburanteve/ Meta: Heqja e taksave do ishte në interes të të gjithëve, por Parlamenti e rrëzoi projektligjin tonë

10:07, 11/10/2023
A+ Aa A-

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar vendimin e Parlamentit për rrëzimin e projektligjit të paraqitur nga partia që përfaqëson, që lidhet me heqjen e takës së qarkullimit.

Heqja e kësaj takse sipas Metës, mund të ndikojë në uljen e çmimit të karburanteve dhe do të ishte në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Në fjalën e tij, Meta shton se kjo nismë, “u rrëzua, siç janë rrëzuar dhe nisma të tjera të Partisë së Lirisë përsëri në interes të qytetarëve dhe në interes të zgjidhjes së problemeve të rëndësishme të vendit.”

Ai shton se, “korrupsioni nuk e lejon mazhorancën që të miratojë nisma të tilla.”

Postimi i Kreut të Partisë së Lirisë:

Javën e kaluar Parlamenti rrëzoi Projektligjin e paraqitur nga Partia e Lirisë prej dy vitesh për uljen e çmimit të karburanteve, për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të dioksidit të karbonit që do të ishte në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Mbas dy vjetësh u zvarrit dhe u rrëzua, siç janë rrëzuar dhe nisma të tjera të Partisë së Lirisë përsëri në interes të qytetarëve dhe në interes të zgjidhjes së problemeve të rëndësishme të vendit, përfshirë edhe atë të energjisë, siç kanë qenë dhe dy ndryshimet në ligjet për energjinë e rinovueshme.

Por natyrisht që korrupsioni nuk e lejon mazhorancën që të miratojë nisma të tilla, siç kemi në Parlament edhe ligjin tjetër prej një viti të depozituar nga Partia e Lirisë për indeksimin çdo vit të pagave në përputhje me rritjen ekonomike dhe me inflacionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco