Atentati ndaj Salvador Kaçajt - KAFE SHQETO - Prençi, Neza, Laskaj: Është një ngjarje shumë e rëndë, tronditëse...

10:26, 10/10/2023
A+ Aa A-

Atentati i dështuar ndaj Salvador Kaçajt ka qenë temë e emisionit të mëngjesit në KAFE SHQETO ne syri tv.

Për të folur për këtë tentativë ekzekutimi ndaj ish funksionarit lokal të opozitës në Lezhe ishin të ftuar Analisti Sami Neza, ish drejtuesi i policisë Shemsi Prençi dhe Avokati Elton Laskaj.

Prençi tha se “së pari dua të përshëndes strukturat e opozitës për evidentimin e shkeljeve të procesit zgjedhor. Qarku i Lezhës ka qenë një qark i ngarkuar”.

“Salvador Kaçaj është një person me emër dhe peshë politike, ka qenë ish kryetar i bashkisë, Pra është dikush dhe më një peshe të rëndë në politike dhe prandaj duke e ndihmuar kandidatin e opozitës normalisht do të kishte kundërvënie ndaj tij”.

“Është një ngjarje shumë e rëndë”tha ish drejtuesi i policisë.

Avokati Elton Laskaj tha se, “në qarkun e Lezhës klima politikë sidomos gjatë fushatës është e nxehtë për shumë arsye. Në të vërtetë opozita kishte një kandidat të mirë. Por strukturat e opozitës nuk lejoheshin të arrinin tek elektorati. Për mendimin tim është (sulmi ndaj Kaçajt) një ngjarje që na jep një panoramë se çfarë ka ndodhur gjatë ditëve të fushatës në Lezhë”.

Analisti Sami Neza tha se “Videoja ka qenë tronditëse dhe një pasqyrim i skenarëve që ka përdorur qeveria përgjatë porcesve zgjedhore qe nga 2015 e deri tani. Është një rast kur qeveria e grupet kriminale bëhen bashkë për të mbajtur pushtetin”.

VIDEOJA E  PLOTË:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco