Eksperti i sigurisë, Peka tregon si ‘u vu në gjumë’ Izraeli: Sistemet paralajmëruese u çaktivizuan nga një teknologji që e kanë vetëm 3 shtete

Eksperti i sigurisë, Peka tregon si ‘u vu në gjumë’ Izraeli: Sistemet paralajmëruese u çaktivizuan nga një teknologji që e kanë vetëm 3 shtete

22:47, 09/10/2023
A+ Aa A-

Avenir Peka, ekspert për çështjet e sigurisë, thotë se kjo që po ndodh në Izrael ka si synim krijimin e një bote multipolare. Në studion e “Open” ai tha se mënyra sesi Izraeli “u vu në gjumë” dhe nuk arriti të paraprinte sulmin e Hamasit, ishte përmes çaktivizimit të sistemeve paralajmëruese.

 Peka tha se për ta bërë këtë përdoret një teknologji që e kanë vetëm tre shtete, SHBA, Rusia dhe Kina, dhe kurrsesi Hamasi.

Sipas tij SHBA del nga ky skenar, dhe mbetet për të vërtetuar se cili shtet fshihet pas, Rusia apo Kina.

“Izraelitët nuk përfitojnë, qytetarët izraelitë jo, Hamasi, jo… janë aktorë të jashtëm që përfitojnë. Nuk ka ndodhur rastësisht në këto momente, pasi në këto momente ka konjuktura gjeopolitike rajonale.

Synimi i parë rajonal ishte për të sjellë një kundër-reagim nga Izraeli që të bllokonte procesin e paqes me Arabinë Saudite. Ka konjuktura globale që lidhen me luftën në Ukrainë, për të zhvendosur vëmendjen drejt krizës në Lindjen e Mesme. Për këtë është e interesuar Rusia dhe Irani.

Kështu u përpoq të bëhej edhe në Kosovë, por aty ishte NATO, dhe nuk pati sukses ky operacion. Të gjitha këto vatra lufte na sjellin në konkluzion që po përjetojmë në një botë ku kërkohet krijimi i një bote multipolare.

Teknikisht si u vu në gjumë Izraeli, në vijim do dalë që sistemet paralajmëruese, kanë arritur të çaktivizohen me teknologji që nuk e ka as Hamasi as Irani, e kanë vetëm tre shtete, SHBA, Rusi, Kinë. ShBA del nga ky skenar. Se kush nga këto dy shtete e ka bërë, ngelet për t’u parë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco