Lubonja: Rama ndryshon me Kurtin, kryeministri ynë është servil me të fortët

Lubonja: Rama ndryshon me Kurtin, kryeministri ynë është servil me të fortët

22:41, 09/10/2023
A+ Aa A-

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se vendosja e flamurit të Izraelit në qendër të Tiranës ishte një akt i tepërt. Ai thotë se në të tilla raste ka mënyra të tjera për të shprehur solidaritet pasi duhen respektuar të gjitha mendimet. Por kjo sipas tij bëhet nga Rama për t’u dukur në sytë e ndërkombëtarëve.

“Pashë atë flamurin izraelit që ishte vënë në qendër të Tiranës, nën stilin e Edi Ramës që më shumë ngjan si servilizëm sesa si solidaritet. Ne jemi një vend me shumicë myslimane, që kemi raporte edhe me Turqinë, që janë më të kujdesshëm ndaj kësaj çështjeje. Nëse ju kujtohet kur ishte çështja e zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem, Shqipëria nuk pranoi duke qëndruar në aleancë me Erdoganin në atë kohë.

Patjetër që duhet të ketë solidaritet dhe akti duhet dënuar, por nuk zgjidhen kështu problemet, me një servilizëm që të tjetër nuk e bëjnë” – tha Lubonja në News 24. Ai u pyet nëse ishte i mjaftu3eshëm solidariteti për Kosovën po aq sa për Izraelin. Lubonja thotë se Rama mban gjithnjë anën e më të fortit.

Rama ka kujdes që të solidarizohet më shumë me ata që e mbështesin për të qëndruar në pushtet, me perëndimin, me të fuqishmit sesa solidaritet me të dobëtit dhe ata që kërcënohen. Këtu është edhe diferenca. Ai e bën këtë akt për t’u dukur tek perëndimorët: po mban Shqipëria një qëndrim të tillë. Nuk shprehu solidaritet me Kurtin sepse siç dihet që kur ndodhi ajo çështja e futjes së krerëve të komunave dhe perëndimi arriti derisa të sanksionojë Kurtin, Rama ishte në solidaritet me ata dhe jo me Kosovën.

Ai bën llogaritë për pushtetin sepse shqiptarët i ka nën këmbë pasi i ka blerë të gjithë dhe se më duhet mbështetja e perëndimit që të jem i sigurt fare. Edhe shqiptarët presin nga Perëndimi që t’i shpëtojnë ndaj ai e di dhe rregullon politikat e tij me Perëndimin. Kështu ai manipulon ndërkombëtarët për të sunduar shqiptarët.

Tek Rama dhe Kurti unë shoh dy modele të ndryshme qeverisjeje. Rama po qeveris nëpërmjet atij sistemit narko-oligarkik që ka krijuar duke u mbështetur tek narkotrafikantët dhe një pakicë dhe me ata sundon bashkë me mediat e tyre. Kurti ka një sistem tjetër që kërkon të luftojë korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga ata që kanë kapur shtetin në Shqipëri.

Unë mendoj se këtu qëndron burimi themelor i konfliktit mes të dyve. Rama nuk e do modelin e Kurtit dhe kërkon “ta heqë qafe atë”. Rama kërkon të jetë rehat siç ka qenë me ata që ishin përpara Kurtit në Kosovë dhe i ka luajtur gurët për të yshtur ndërkombëtarët duke e paraqitur Kosovën si një tokë të mbetur të shkretë” – tha Lubonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco