VIDEO/ Bardhi/ Berisha është në PD dhe ai është PD. Fakt i pamohueshëm

21:56, 09/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlament të PD-së, Gazment Bardhi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është shprehur se nuk kam pasur ambicie për tu bërë kryetar i PD por e vetmja ambicie si person politik ishte të garantoja një garë të barabartë dhe të drejtë për cilindo që kërkonte të garonte në PD.

Bardhi ka theksuar se Berisha është në PD dhe është vetë PD-ja.

"Unë kam gjykuar se e vetmja ambicie si person politik ishte të garantoja një garë të barabartë dhe të drejtë për cilindo që kërkonte të garonte në PD. Nisur nga fakti si Sekretar i Përgjithshëm që kam disa detyra statutore në atë proces, përfshirja ime në një garë në atë moment do të thotë s e prishte garën e mungonte garanti brenda partisë.

Jam i ri në politikë pa diskutim dhe jam dhe i ri në PD dhe nuk e kam pasur si ambicie në atë moment dhe nuk e kam si ambicie në atë moment e vetmja ambicie që kam pasur ishte kur Alibeaj dha dorëheqjen ishte që ne të nisnim një proces real duke afruar dhe pjesën tjetër në PD dhe më pas kur të vinim te kryetari i paqartës të zhvillonim një garë të ndershme dhe transparente dhe kushdo që fitonte ne ti shkonim nga pas dhe ta bënte PD më të fortë.

PD do të bëhej e fortë nëse ne do të nisnim një proces real në parti dhe në fund të zgjidhjeje kryetari, gjykova se pas 10 vitesh në opozitë ky ishte procesi real ku ne ta zhvillonim këtë gjë.

Berisha është në PD dhe është vetë PD-ja" - u shpreh Bardhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco