‘Ikja e të arsimuarve nga Shqipëria’/ Deputeti i PD, Sula: Pasojë e politikave të dështuara të qeverisë

‘Ikja e të arsimuarve nga Shqipëria’/ Deputeti i PD, Sula: Pasojë e politikave të dështuara të qeverisë

18:54, 09/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar largimin e qytetarëve nga vendi dhe renditjen e Shqipërisë në 10 vendet e para në botë për emigrimin më të lartë të të arsimuarve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sula shkruan se kjo renditje vjen si pasojë e politikave të dështuara, abuzimit dhe diskriminimit nga qeveria gjatë 10 vendeve të fundit.

Më tej Sula shprehet se kjo situatë duhet të nxiste qeverinë të merrte politika të shumta sociale për të frenuar këtë fenomen si dhe për të rikthyer ata që ikin.

Postimi i plotë:

Shqipëria në 10 vendet e para në botë me emigrimin më të lartë të të arsimuarve.

Falë politikave të dështuara, abuzimit dhe diskriminimit nga qeveria në këto 10 vite, Shqipëria renditet mes vendeve afrikane si ndër 10 vendet e para në botë me numrin më të lartë të emigrimit të njerëzve të arsimuar.

-Me pak fjalë shqipërisë nuk po i ikin vetëm ata të cilët bëjnë punë fizike që janë shumë të rëndësishëm për një vend, por edhe inxhinierët, arkitektët, ekonomistët, juristët dhe profesionistët. Kjo është e tmerrshme për të ardhmen e vendit. Me këto ritme të ikjes së trurit të vendit asgjë nuk është e sigurtë, ndërtesat sdo jenë të sigurta nëse ikin inxhinierët profesionistë, ushqimet sdo jenë të sigurta, e drejta publike sdo jetë e sigurtë, bilancet e kompanive sdo jenë të sigurta.

Seksioni i FDI Intellegence në Financial Times llogariti se Shqipëria bashkë me 9 vende afrikane kishin nivelin më të lartë të emigrimit të trurit edhe në vitin 2022 (shiko grafikun e mëposhtëm).

“FDI Intellegence” analizoi të dhënat nga 179 vende në të gjithë botën dhe për vitin 2022, rezultoi se ishulli polinezian i Samoas ishte kombi më i prekur, me nivelin më të lartë të emigrimit të “kapitalit njerëzor dhe ikjes së trurit”.

Ai u pasua nga Xhamajka, Palestina, Mikronezia, Somalia, Eriteria, El Salvador, Shqipëria, Haiti dhe Guyana. Siç shihet nga të dhënat, Shqipëria është i vetmi vend jashtë Afrikës për nivelin më të lartë të emigrimit të trurit duke u renditur e 8-ta në rang global në vitin 2022.

Kjo është një situatë alarmante që do duhet të nxiste qeverinë të merrte politika të shumta sociale për të frenuar këtë fenomen si dhe për të rikthyer ata që ikin!

Cfarë ndodh në të vërtet? Të kundërtën bën kjo qeveri?

-Para pak muajsh miratoi ligjin për rritjen e taksave për profesionet e lira, të profesionistëve.

-Në shenjë hakmarrje ndaj atyre që ikin, I heq bonusin e bebeve.

Dhe në vend që të përmirësojë kushtet e punës, pagesat për mjekët i detyron me dhunë dhe I nxit që të shkojnë në universitete private dhe jo shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco