Sulmi mbi Izrael/ Berisha flet për ‘New York Post’: Tradhtia ndaj muxhahedinëve ishte e tmerrshme

Sulmi mbi Izrael/ Berisha flet për ‘New York Post’: Tradhtia ndaj muxhahedinëve ishte e tmerrshme

14:02, 09/10/2023
A+ Aa A-

Gazeta e madhe amerikane, ‘New York Post’, shkruan sot se sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit erdhi si pasojë e dështimit të politikave të administratës së Joe Biden në lidhje me Iranin, që njihet si shteti që sponsorizon terrorin e Hamasit.

Ndër tre dështimet e mëdha, gazeta liston edhe goditjen që iu bë grupit opozitar iranian MEK në Shqipëri.

E gjitha kjo, kishte për qëllim që të qetësonte dhe të kënaqte regjimin e Teheranit.

Gazetarja amerikane, Miranda Devine thotë se ka diskutuar edhe me kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha në lidhje me këtë çështje.

“Menjëherë pas bastisjes ndaj MEK, ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha, i cili përbën një problem të vazhdueshëm për qeverinë shqiptare, më tha se kjo ishte ‘një tradhti e tmerrshme’ ndaj rezistencës iraniane nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, një lidhje e ngushtë e Alex Soros dhe i mbështetur nga Joe Biden.

Pasojat për disidentët brenda Iranit ishin katastrofike.

Berisha vuri në dukje se 230 kompjuterët e MEK, të sekuestruara nga autoritetet shqiptare gjatë bastisjes, iu dorëzuan iranianëve.

Ndërsa policia shqiptare mohoi pretendimet e Berishës, autoritetet iraniane u duk se i konfirmuan ato.

Dy javë pas bastisjes, kreu i Këshillit të Informacionit të Iranit, Sepehr, u mburr në X, se ‘disa nga hard-disqet dhe njësitë qendrore të kompjuterëve kanë mbërritur. Ne jemi duke rifituar aktualisht të dhënat dhe rezultatet e deritanishme janë inkurajuese’.

Mburrja e Khalaji pasoi një deklaratë nga Ministria e Inteligjencës e Iranit që falënderonte autoritetet shqiptare për bastisjen e kampit të MEK, duke shtuar se kishin arrestuar katër persona në Iranin verior të lidhur me MEK-un dhe se kishin identifikuar një tjetër operativ të MEK në Teheran.

Rrjetit të disidentëve të Iranit iu hoq mbulesa më pak se katër muaj para sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Sa dëm i është bërë Izraelit dhe aftësive amerikane për mbledhjen e inteligjencës në Iran?

Çdo postmortem i ndershëm do të duhet të përfshijë një gjykim dënues të të gjithë budallenjve të çmendur që kontrollojnë aktualisht politikën e jashtme të SHBA,” shkruan gazetarja amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco