Tedi Blushi: Rilindja sulmon banorët e Bërxhullës në ditën e familjes!

Tedi Blushi: Rilindja sulmon banorët e Bërxhullës në ditën e familjes!

14:03, 15/05/2024
A+ Aa A-

Nga Tedi Blushi:

'Edhe në Ditën e Familjes nuk ndalen aktet terroriste të “Rilindjes” për të shkatërruar me forcë, në mënyrë antikushtetuese dhe jo transparente, pronat e ligjshme të familjeve të Bërxullës.

Nxjerrja nën qiell të hapur të dhjetëra qytetarëve, të fëmijëve, jetimëve dhe të moshuarve, që po protestojnë sot në mbrojtje me çdo çmim të shtëpive të tyre, është një akt i rëndë kriminal.

Qeveria të tërhiqet menjëherë nga çdo përpjekje mafioze, të mos krijojë tension social shumë të rëndë dhe të respektojë kërkesat e drejta dhe plotësisht të realizueshme të qytetarëve të Bërxullës që kërkojnë nga shteti t'u japë banesa ose kompensime të drejta financiare'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco