Sulmi në Izrael/ PD: Mbështesim qeverinë e Netanjahut dhe popullin e Izraelit në luftën kundër këtij agresioni barbar

Sulmi në Izrael/ PD: Mbështesim qeverinë e Netanjahut dhe popullin e Izraelit në luftën kundër këtij agresioni barbar

13:50, 09/10/2023
A+ Aa A-

DEKLARATË PËR MEDIA NGA ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO

Një akt barbarie që tronditi mbarë botën, terroristët e Hamasit kanë ekzekutuar mbi 260 të rinj dhe të reja izraelitë, pjesëmarrës në një festival kënge në jug të Izraelit.

Për Partinë Demokratike ky krim monstruoz kundër njerëzimit dëshmon edhe një herë fytyrën terroriste të Hamasit, i cili aplikon të njejtat praktika dhe metoda terroriste dhe barbare si ato të ISIS dhe zbaton doktrinen çnjerëzore të Ajatollahëve, të zhdukjes së Izraelit.

Duke dënuar edhe njëherë me forcën më të madhe agresionin dhe krimet horror të Hamasit kundër Izraelit, Partia Demokratike mbështet plotësisht qeverinë e Netanjahut dhe popullin e Izraelit në luftën e tyre kundër këtij agresioni barbar, dhe shpreh bindjen se organizata terroriste Hamas, mbështetësit dhe sponsorët e saj do marrin ndëshkimin e merituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco