Berisha: Rama investoi çdo gjë për mbrojtjen e padronit të tij me një qëllim të vetëm - ndarjen e Kosovës!

Berisha: Rama investoi çdo gjë për mbrojtjen e padronit të tij me një qëllim të vetëm - ndarjen e Kosovës!

13:15, 09/10/2023
A+ Aa A-

"Edi Rama, këto muaj ka dalë më qartë se kurrë një armik i egër i Kosovës dhe kombit shqiptar". Kështu deklaroi sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, kryetari i saj, z. Sali Berisha.

Pasi foli për farsën elektorale dhe përpjekjet e egra që kryeministri Edi Rama po bën për të vënë edhe opozitën nën kontrollin e tij, Berisha e trajtoi më vete qendrimin e kryeministrit të Shqipërisë ndaj një çështjeje madhore, asaj të Kosovës.

"Më në fund, nuk jemi vetëm ne që e quajmë argat të Beogradit, nuk janë vetëm shqiptarët e Kosovës që e quajnë vëlla të Vuçiçit, por janë publicistë të mëdhenj europianë që e quajnë Pashiqi shqipfolës, - theksoi Berisha. - Gjatë këtij viti, ai është vërsulur si argat i mjerë, i verbër, kundër qeverisë, kundër Kosovës dhe interesave të saj, në një kohë kur vendoste i pari sanksione ndaj qeverisë së Kosovës. Kalonte nga samiti në samit, duke kërkuar që të mos bëhet presion mbi Serbinë, për të respektuar sanksionet e NATO-s dhe BE ndaj Rusisë.

Me gjithë përpjekjet që bën të dëshpëruara, për të mbrojtur në një mënyrë ose tjetër Millosheviçin e ri, Putinin e vogël, Aleksandër Vuçiçin, padronin e Edi Ramës, ai dështoi qartë muajt e fundit se është një Millosheviç i ri. Dhe Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një argat mjeran i tij.

Pra, Edi Rama investoi çdo gjë, i detyruar, për mbrojtjen e padronit të tij, me një qëllim të vetëm: ndarjen e Kosovës.

Të gjitha projektet e Aleksandër Vuçiç kanë një synim, ndarjen dhe asgjësimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ai nuk e fsheh kurrë këtë.

Në të gjithë këto projekte, mbështetësi më kryesor është Edi Rama. Edhe kjo përbën një problem thellësisht serioz për të gjithë ata që në ndërgjegjen e tyre kombëtare, mendojnë dhe besojnë se duhet mbrojtur interesi kombëtar, dhe se interesi kombëtar është një, për një komb është një, nuk bëhen dy."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco