Rama apo Veliaj, kush është koka e vërtetë e zezë e kopesë që denoncon Arben Ahmetaj?

Rama apo Veliaj, kush është koka e vërtetë e zezë e kopesë që denoncon Arben Ahmetaj?

18:13, 08/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

“Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë "delen e zezë", përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë”

Kjo deklaratë nga arratia e Arben Ahmetajt lidhur me një hetim për çështjen e privatizimit të një objekti është  një sfidë për SPAK, nëse ky institucion ka objektiv dhe lirinë të shkojë me të vërtetë të koka e zezë e kopesë dhe të faktojë së mbi të gjitha është një institucion i pakapur.

Se cili është koka e zezë e kopese duhet të jetë SPAK që ju jep një përgjigje shqiptarëve, pasi akuzat po bëhen nga njeriu që për 10 vite iu besua nga koka e zezë e kopesë të menaxhojë buxhetin e Shtetit Shqiptar.

Konflikti mes tyre është për dardhat dhe jo për parimet, por neve si shqiptarë na intereson që SPAK të vihet në lëvizje pas këtyre akuzave të rënda për kapjen e sistemit të drejtësisë dhe shtetit nga segmente të caktuara.  

Arben Ahmetaj e ka pranuar edhe më herët se nuk është ai kapoja i aferës së inceneratorëve, duke argumentuar se i vetëm nuk mund ta vinte në zbatim atë projekt që do të zhvasë nga shqiptarët rreth 1 miliard euro. 

Padyshim Arben Ahmetaj është ndër njerëzit më të korruptuar në këtë vend, por ai nuk ka vepruar i vetëm, pasi është pjesë e një ekipi që premtoi rilindje por përlau taksat e shqiptarëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco