Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

VIDEO/ Kedhi: Hera e parë që luftimet zhvendosen në territorin izraelit, lufta do të intensifikohet

17:36, 07/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e SYRI TV  me moderatorin Bled Marku për të komentuar luftimet në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës ishte analisti Nikola Kedhi.

Kedhi është shprehur se ky sulm ishte i papritur dhe se prej kohësh nuk ishte parë që luftimet të zhvilloheshin në territorin e Izraelit.

"Konflikti në atë rajon dhe mes Izraelit dhe Palestinës nuk është diçka e re por e vazhdueshme prej dekadash por ngjarja e mbrëmshme ka disa specifika.

Konflikti për herë të parë duket se është zhvilluar në territorin e populluar nga izraelitët dhe ky shihet një sulm i paprecedentë që nuk ka ndodhur më parë pasi ndaj Izraelit janë dërguar rreth 7 mijë raketa.

Pritet që sulmi të jetë në dy fronte pasi edhe Hezbollahka dhënë një deklaratë për shtyp se do të ketë dhe raketa nga Libia në zonën e kontrolluar nga ky grup. Ky nuk kishte një sulm  në vazhdën e një konflikti dhe më pas është intensifikuar por ka pasur një konflikt të menjëhershëm që prodhoi shumë viktima.

Deklarata e Netanayahu se ne sot jemi në luftë ishte e pritshme dhe kjo organizatë që ka sulmuar është e cilësuar terroriste nga Perëndimi dhe kjo është e një mënyrë për të ngritur moralin e qytetarëve dhe ushtrisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco