VIDEO/ Bytyçi: Rama po luan lojën e Beogradit, ai nuk shkëputet dot nga dora e Vuçiç

16:50, 07/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Bled Marku ishte analisti Enver Bytyçi.

Bytyçi është shprehur se Rama në pamundësi për ta bërë kombin shqiptar një konkuruës në rajon i është futur një aventure për të konkurruar vetë me Vuçiçin por kjo nuk është e mundur pasi shteti që ai ka nga pas është shuam eshtë më i fortë se Shqipëria.

"Për të shkruar këtë koment u nisa nga disa statuse të ndryshme shqiptarët në rrjetet sociale fillojnë e mburren me kalibrin e udhëheqësve tanë si në rastin e Ramës opor edhe për liderat e tjerë në ballkan dhe i nxitur nga këto shkrova komentin në fjalë ku doja të vija theksin se nuk është lidershipi ai që i jep emrin, famën, namin një kombi dhe një shteti por janë arritjet rezultatet e atij kombi atij shteti që e bëjnë të konkurueshëm në rajon.

Nuk konkurojnë liderët e shteteve dhe kombeve por duhet të konkurojnë kombet dhe që të konkurojnë kombet duhet që liderët të bëjnë detyrat e tyre. në një rast të tillë ku njerëzit mburren me lidershipin e Ramës si një lider global dhe është absurde të kënaqësh me një famë që është krijuar nëpërmjet batutave dhe jo suksesit ndërkohë që vendi po nxihet nga raportet ndërkombëtare ku në fushat më të rëndësishme të vendit ka dështuar.

Por absurde është që qytetarët e mburrin Ramën për shkak të batutave që ai zhvillon me liderët e europës dhe në këtë kuptim do të thosha se nëse kapemi nga simbolet për të ngritur lidershipin ne kemi dështuar në konkurrimin tonë ndaj vendeve dhe kombeve tjera të ngjashme me ne.

Për të mbuluar dështimet në Shqipëri Rama po bën gjithçka që të duke si lider i rajonit, besoj që loja he nisma për të ndihmuar apetitet serbe në rajon dhe për të luajtur politikat e Beogradit në rajon dhe Kosovë është një lojë dhe një nismë për të dëshmuar si një lloj karshillëkunë lidershipin ballkanik. Në pamundësi për ta bërë Shqipërinë të konkurrojë me Serbinë vendosi të konkurroj vetë me Vuçiç dhe nuk mund të dalë nga pengmarrja e Vuçiç edhe pse ai është shprehur se Rama është lideri jo unë por në fakt ka qenë një përbuzje në kuptimin e plotë të fjalës për shkak të shtetit që ai ka nga pas pasi Serbia është shumë më lart se Shqipëria."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco