SYRI TV/ Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci

14:18, 07/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre. 

SYRI TV

Ish-kryebashkiaku Fran Tuci dhe ish-administratori i njësisë administrative Iballe, Ndoc Marku akuzohen për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shkatërrim prone’, pasi se dhanë leje për një rrugë në një fshat të thellë të kësaj njësie.

Fran Tuci është ish-kryebashkiaku i radhës socialist, i cili dënohet nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Trupa gjykuese ka dënuar Tucin me 1 vit burg për veprën penale shpërdorim të detyrës, gjithashtu dhe heqjen për të ushtruar funksione publike për 5 vitet e ardhshme. 

Vlerësimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit flasin për një dëm prej më shumë se 2 milionë euro, të shkaktuar nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht.

Sipas dosjes së SPAK, nga hetimet ka rezultuar se në territorin e Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur segmenti i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit në terren, kap vlerën e konsiderueshme të mbi 2 milion eurove, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin.  Ndërkohë me masë më lehtesuse të detyrim paraqitje gjykata vendosi për ish-kryetarin e komunës Iballë, Ndoc Marku dhe për Durim Margjekajn fadromist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco