‘PS pasardhëse e PK-së’/ Sula: Njësoj si në komunizëm, kujtojnë se do na shkelin me internime

21:32, 06/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Dashnor Sula e ka krahasuar me komunizmin, përjashtimin me 10 ditë të deputetëve opozitarë.

Në postimin e tij në Facebook, Sula thekson se ‘PS nuk le te kalojë asnjë rast për të dëshmuar se është pasardhëse e Partisë Komuniste’.

‘Në fakt kjo tregon dobësinë që ka mazhoranca nëse përballe haset me pak opozitarizëm. E trembur deri në palcë kërkon të intimidojnë edhe ligjvënësit’, shkruan Sula.

Postimi i plotë:

Njësoj si në komunizëm, kujtojnë se do na shkelin me internime.

PS nuk le te kalojë asnjë rast për të dëshmuar se është pasardhëse e Partisë Komuniste. E bëri edhe sot duke përjashtuar 10 ditë kolegët që nuk lanë që Parlamenti të kthehej në një paligjshmëri. Njësoj si në komunizëm me internimet, mazhoranca pretendon se sot 33 vite më pas që të mbyll gojën e opozitës me përjashtime.

Në fakt kjo tregon dobësinë që ka mazhoranca nëse përballe haset me pak opozitarizëm. E trembur deri në palcë kërkon të intimidojnë edhe ligjvënësit.

-Përkundrazi, unë mendoj që ky precedent do na bëj të reflektojmë edhe më shumë brenda vetes dhe të unifikohemi pasi përball kemi një mazhorancë të zhytur në zullume që ska më argument përveçse tentativës për përçarje dhe intimidim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco