Deklarata e Ramës, ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë: Rama është shantazhuar nga Vuçiç

Deklarata e Ramës, ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë: Rama është shantazhuar nga Vuçiç

21:59, 05/10/2023
A+ Aa A-

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri në një intervistë në “Open”, foli për situatën në veri të Kosovës dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku humbi jetën efektivi i policisë Afrim Bunjaku.

Tahiri u ndal te deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku u shpreh se ky i fundit mund të jetë duke u shantazhuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Ndër të tjera ajo tha se nuk mund ta besojë që kryeministri shqiptar është antikombëtar pas deklaratave të dhëna gjerësisht në media.

“Këta këshilltarët e Ramës, nuk e di a i dëgjon. Mos është i shantazuar nga Vuçiç? Ky i korruptuar është, se i dolën dhe këta nga FBI. Nuk dua ta besoj se është kaq antikombëtar.”, tha Tahiri.

Në lidhje me sulmin në Banjskë, tha se synimi ishte ndarja e veriut të Kosovës nga Serbia.

“Situata është e vështirë, në udhëkryq nuk do thoja, pasi Kosova është shtet i pavarur. Pas sulmit, doli ambasadori rus dhe deklaroi se zgjidhja për Kosovën është gjeopolitike. Serbia tentoi të nxisë konflikt ku madje përdori minoritetin serb, gjoja në emër të asociacionit. Ka ndodhur një gjë e mirë që Kurti s’po i ndahet fjalës koordinim, kur më parë tallej me këtë fjalë në Parlament. Edhe presidentja që ishte gojëkyçur doli në deklaratë për asociacionin. Këtë e vlerësova. Kurti nuk e thotë me gojë, por i ka thënë Osmanit për marrëveshjen e asociacionit.

Sulmi në Banjskë synoi ndarjen e veriut të Kosovës. Kur Serbia kupton se Kosova është e gatshme për asociacionin, atëherë e sulmon. ka nuhatur se bashkëpunimi Kosovë-SHBA po jep fyte dhe ky, Vuçiç nuk e do. ata nuk e duan asociacionin, pasi u duhet të arrijnë në njohjen e Kosovës. Vuçiç po çon agjendën ruse në Ballkan. më parë ka pasur luftë nukleare, sot është ajo gjeopolitike”, përfundoi ish-kryenegociatorja e Kosovës për Serbinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco