Osmani zbardh takimin me Macron: I kërkova ta dënojnë Serbinë

Osmani zbardh takimin me Macron: I kërkova ta dënojnë Serbinë

18:40, 05/10/2023
A+ Aa A-

Gjatë qëndrimit të saj në Spanjë, në kuadër të Samitit të Bashkimit Evropian, Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me homologun e saj nga Franca, Emanuel Macron.

Osmani ka njoftuar se në takimin tete-a-tete, mes të dyve, është folur për situatën e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, me theks te përkushtimi për paqe në rajon.

Ajo i ka kërkuar Macronit që Serbia të mos mbesë pa u dënuar për sulmin terrorist ndaj Republikës së Kosovës.

“Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez @EmmanuelMacron për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe përkushtimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Theksova rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”, ka njoftuar presidentja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco