SYRI TV/ Tepelenë, banorët e Mezhgoranit në protestë për ujin e fshatit: E duan për pishinat e resortit të Mero Bazes

SYRI TV/ Tepelenë, banorët e Mezhgoranit në protestë për ujin e fshatit: E duan për pishinat e resortit të Mero Bazes

14:55, 05/10/2023
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Mezhgoran u përplasën me Policinë, pasi kundërshtojnë ndërtimin e një ujësjellësi, ujin e të cilit do ta përdor një resort turistik në fshatin Peshtan. Katër banorë janë proceduar penalisht, ndërsa disa prej tyre pretendojnë se janë dhunuar nga policia. Banorët thonë se ujin e fshatit të tyre do ta marrin për ta përdorur një resort turistik, pas të cilit, sipas tyre, qëndron gazetari Mero Baze. Ndonëse ujësjellësi është tenderuar dhe parashikohej të përfundonte në vitin 2021, tre vjet pas tenderimit punimet janë ende në fazë fillestare.

Syri tv

Rreth 150 banorë të fshatit Mezhgoran në Tepelenë, janë përplasur me rreth 120 forca policie, gjatë një proteste të zhvilluar në burimin e ujit të këtij fshati. Banorët pretendojnë se janë dhunuar nga policia, e cila në vend të një sqarimi për qytetarët, ka proceduar penalisht katër prej protestuesve.

Banorët kanë protestuar prej muajsh, duke kundërshtuar projektin e ujësjellësit të financuar nga bashkia Tepelenë, ku veç fshatit Mezhgoran dhe Peshtën, ujë do të përdoret edhe nga një resort turistik, pas të cilit, sipas banorëve, qëndron gazetari Mero Baze.

Ky pretendim i banorëve zbulohet edhe nga dokumentet zyrtare të bashkisë së Tepelenës. Syri televizion disponon një relacion të projektit të ujësjellësit, ku sqarohet se uji do të përdoret për fshatrat Mezhgoran dhe Peshtan, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e ujit, rreth 0.23 litër për sekondë, pra sa rreth 40 për qind e sasisë së ujit që do të marrë fshati, do të shkojë për resortin turistik.

Image

Banorët e Mezhgoranit e kundërshtojnë me forcë faktin që uji i burimit të fshatit të tyre do të përdoret për një restort turistik, i cili ka në përbërje të tij edhe pishina, të cilat kërkojnë një sasi të madhe uji.

Po sikur të mos mjaftojë kjo, zhvillimi i këtij projekti duket se është në shkelje të tjera. Syri televizion ka zbuluar se tenderi për ujësjellësin në fjalë është kryer në datën 26 prill të vitit 2021 dhe sipas kontratës, punimet duhet të ishin përfunduar brenda katër muajve nga dita e lidhjes së kontratës. Mirëpo, ndonëse kanë kaluar 3 vjet nga tenderimi, punimet janë ende në fazën fillestare dhe dukshëm në shkelje të hapur të kontratës. Madje, sipas banorëve, para zgjedhjeve të 14 majit, kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi u kishte premtuar se do të tërhiqej nga projekti, por sot për banorët ai premtim ka qenë mashtrim.

Image

Madje, skandali me këtë projekt duket se merr përmasa të tjera, edhe për faktin se bashkia e Tepelenës ka disbursuar rreth 900 mijë euro për dy kompanitë që kanë fituar tenderin, ndonëse deri më sot nuk është kryer asnjë punim në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco