‘Jeni të zhytur nga koka te këmbët’, Noka: Po i fusni thikë pas shpine Kosovës

11:11, 05/10/2023
A+ Aa A-

Me tone të forta, deputeti i PD-së, Flamur Noka ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë Rama, se po i fut thikë pas shpine Kosovës.

Ai tha se maxhoranca sot është e zhytur nga koka te këmbët.

“Jeni të zhytur nga koka te këmbët. Përdorni kukullat Matrioshka, ushtarët e Taulantit, që të hiqni vëmendjen nga thelbi. A mund të thuhet se Kosova është tokë e askujt? Apo është tok brez pas brezi shqiptare! Kë përfaqësoni ju këtu? Interesat e popullit shqiptar apo të tjerë? Na tregon zonja Spiropali se nuk është Kosova çështje e politikës së jashtme. A është tradhti kombëtare, thikë pas shpine kjo që po bëni me Kosovën?”, tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco