Basha bën lojën e Ramës/ Berisha: Kryefjala sot duhej të ishte deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar për Kosovën

10:34, 05/10/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha vazhdoi të bëjë sërish lojën e Edi Ramës, duke tërhequr vëmendjen nga komentet skandaloze të kryeministrit për Kosovën. Ndërkohë, kryetari i PD, Sali Berisha tha se kryefjala e Kuvendit duhet të jetë deklarata e Ramës për veriun e Kosovës.

“Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë, deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar, se Kosova e veriut është toka e askujt.

Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë.

Por po ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun Afrim Bunjaku?

Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli.

Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Alekandër Vuçiçi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç?

Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, se ajo është toka e zotërve të saj.

A mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç?

Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklarata të turpshme këtu përpara.

Po Dostojevski thotë një fjalë: njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homo-sapiens, nga specia e tij.

Ndaj këtu debati duhet ët fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën jo vetëm Aleksandër Vuçiçi, por e bën edhe pengu i tij, e bën argati i tij, që quhet Edi Rama.

A e dini çfarë tha Alistair Campbell, miku i tij, për këtë deklaratë: e ka hipnotizuar Vuçiçi!” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco