Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Kosova veproi arsyeshëm pas sulmit terrorist në veri’, ministri gjerman: Duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet

‘Kosova veproi arsyeshëm pas sulmit terrorist në veri’, ministri gjerman: Duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet

08:31, 05/10/2023
A+ Aa A-

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë në Gjermani, Cem Ozdemir, e ka vlerësuar të arsyeshëm reagimin e institucioneve të Kosovës pas agresionit të paprovokuar serb ndaj Policisë në veri të vendit më 24 shtator.

Ai ka përcjellë qëndrimin gjerman duke theksuar se Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet dhe se për gjendjen e komunitet serb duhet të diskutohet vetëm brenda kufijve të Kosovës.

Ozdemir ka folur pasi është pritur në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkruan Telegrafi.

“Së pari më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për humbjen e jetës së zyrtarit policor gjatë këtij akti terrorist nga këta kriminelë që vranë njërin nga policët tuaj dhe plagosën të dytin. Dhe më lejoni gjithashtu të shpreh se kam vërtet respekt të thellë për reagimin shumë të arsyeshëm që qeveria juaj dhe policia juaj ka treguar në këtë akt provokimi. E di që kjo nuk është një situatë e lehtë, ndaj vizita ime këtu është përtej bashkëpunimit tonë të shkëlqyer dypalësh, por edhe një gjest solidariteti”, ka thënë ministri.

Sipas tij rruga përpara duhet të jetë drejt paqes për çka theksoi se Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet.

“Është në duart tona të sigurohemi që historia të mos përsëritet. Prandaj, më lejoni të shpreh se është jashtëzakonisht e rëndësishme që rruga përpara të shkojë drejt paqes, rruga përpara të ecë drejt respektimit të kufijve, që pavarësia e Kosovës të respektohet dhe nëse baza është që pavarësia e Kosovës të respektohet, gjithçka mund të diskutohet. Sigurisht që është e nevojshme të flitet për gjendjen e minoritetit serb në veri, por brenda kufijve të Kosovës, kjo është shumë e rëndësishme, ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se vizita e homologut të tij gjerman vjen në një periudhë jo të lehtë për Kosovën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco