Balliu: Rihapja e dosjes së Gërdecit është politike

Balliu: Rihapja e dosjes së Gërdecit është politike

22:36, 04/10/2023
A+ Aa A-

Klevis Balliu shef organizativ në Partinë Demokratike i ftuar në 'Open', ka komentuar rihapjen e dosjes së Gërdecit në SPAK ku u shpreh se hapja e dosjes është politike.

Balliu argumentoi se kjo kuptohet në momentin kur “e njëjta prokurori që vendoste se këta qytetarë nuk duhet të dëshmonin, sot ka ndërruar mendje që duhet të dëshmojnë kur nuk thonë se ka diçka të re''.

Hapja e dosjes është politike kur e njëjta prokurori që vendoste se këta qytetarë nuk duhet të dëshmonin, sot ka ndërruar mendje që duhet të dëshmojnë kur nuk thonë se ka diçka të re.

Nuk është hetim, vjen si dëshmitar dhe jep deklaratën e vetë. I pandehur je në një rast të rihapur pas 15 viteve pa dhënë asnjë indicie për asnjë provë të re.

Qartazi ata luajnë edhe me emocionet e njerëzve. Kanë 12 vite që janë në pushtet.

Nuk kanë arritur që të japin një provë të re me prokurorinë e re. Ajo nuk është më as prokuroria e Tiranës, është prokuroria e Felajt.

I ka të gjithë aty. Pse nuk nxori prokuroria Felaj diçka të re? Sepse nuk ka asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco