‘Lëreni nipin e Esadit’/ Leskaj: Rruga e 3-të e tradhëtarëve të kombit në Beograd do ketë emrin ‘Edi Rama’

22:12, 04/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka ripostuar një koment që ka bërë për kryeministrin Edi Rama në Vlorë me gazetarët gjatë fushatës në mars 2021, ku e quan nipin e Esad Pashë Toptanit.

‘Sa për kuriozitet po ju them një gjë: Janë dy rrugë në Beograd, që kanë emrat e dy tradhtarëve të kombit shqiptar, Esad Pashë Toptanit dhe Koçi Xoxes. Po përgatitet vendosja e emrit të tretë në Beograd. Rruga e tretë do ta ketë emrin: Edi Rama!’, shkruan Leskaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Në Beograd rruga "EDI RAMA"

Lereni nipin e Esadit të vazhdojë!

Sa për kuriozitet po ju them një gjë: Janë dy rrugë në Beograd, që kanë emrat e dy tradhtarëve të kombit shqiptar, Esad Pashë Toptanit dhe Koçi Xoxes.

Dy figura që simbolizojnë dy kohëra të ndryshme, por që janë të lidhura me fillin e zi të antishqiptarizmit.

Po përgatitet vendosja e emrit të tretë në Beograd.

Rruga e tretë do ta ketë emrin: Edi Rama!

(Në një prononcim me gazetarët vlonjatë, mars 2021)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco